Bjellorusi - Armenia u integrua sot në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, që bashkon tashmë Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin, njoftoi presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko, në përfundim të një mbledhje të organizatës në Minsk.
Ky bashkim, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2015, do të favorizojë integrimin më të drejtpërdrejtë të këtij vendi. Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia janë tashmë pjesë që prej vitit 2010, me nënshkrimin e një bashkimi doganor.
Vendimi i Armenisë që t'i afrohet Rusisë kishte ngjallur në nëntor 2013 një debat të fuqishëm dhe manifestime në këtë ish-republikë sovjetike kaukaziane.
Armenia, në krahë të Gjeorgjisë dhe Moldavisë, ishte në pikën e mbylljes së një marrëveshje të shkëmbimit të lirë me BE-në, që do të përbënte një hap të parë drejt integrimit të ardhshëm në bllokun evropian.
Por Armenia varet shumë nga Rusia për furnizimin me armë, që e konsideron si jetësor për ruajtjen e ekuilibrave përballë Azerbazhanit fqinj, i pasur në naftë, mbi çështjen e territorit të Nagorny-Karabakh.
Moska i kishte dërguar disa mesazhe Armenisë kur kjo po afrohej me Brukselin, duke rritur çmimin e gazit për këtë republikë të vogël kaukaziane dhe duke shpallur një kontratë gjigante shitje armësh për Bakunë, kryeqyteti i Azerbaxhanit, rival historik i Armenisë./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com