Një zyrtar i lartë armen tha të mërkurën vonë se është rënë dakord për një armëpushim me Azerbajxhanin pas dy ditësh sulme e dhunë për shkak të një mosmarrëveshje dhjetëvjeçare midis ish-shteteve sovjetike mbi territorin e Nagorno-Karabakut.
Por, ende nuk është bërë asnjë deklaratë për armëpushim nga Azerbajxhani, për të ndalur shkëmbimet më vdekjeprurëse midis vendeve që nga viti 2020.
Rusia është forca diplomatike kryesore në rajon dhe mban 2000 ushtarë atje. Moska ndërmjetësoi marrëveshjen që i dha fund luftimeve të vitit 2020 - të quajtura si lufta e dytë e Karabakut - në të cilën vdiqën qindra njerëz.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan Armen Grigoryan, Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Armenisë, të ketë thënë për televizionin lokal: "Falë përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar, është arritur një marrëveshje për një armëpushim".
Në njoftim thuhej se armëpushimi kishte hyrë në fuqi prej disa orësh. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë ka thënë më herët se të shtënat në zonat kufitare ishin ndalur. Secila palë fajëson tjetrën për përplasjet e reja.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka thënë më parë në parlament se 105 ushtarë armenë janë vrarë që nga fillimi i dhunës këtë javë. Azerbajxhani, nga ana tjetër, raportoi për 50 ushtarë të vdekur në ditën e parë të luftimeve.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit
29 Dhjetor 2024, 16:41
-
Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 15:23
-
'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente
28 Dhjetor 2024, 14:40
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 09:37
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 18:08
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare
26 Dhjetor 2024, 16:10
-
Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 67 pasagjerë në bord! 38 viktima dhe 29 të mbijetuar! Detajet e para nga hetimet (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 08:46
-
Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike
24 Nëntor 2024, 15:33
-
Samiti për klimën në Baku/ Spiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit
16 Nëntor 2024, 22:27
-
Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike
16 Nëntor 2024, 18:12
-
Samiti për klimën në Baku/ 'The Guardian' komenton kritikat e Ramës: Ç’do të thotë për të ardhmen nëse ndotësit vazhdojnë zakonet e vjetra?
13 Nëntor 2024, 09:50