Zvarriti për vite procesin, por Emiljano Shullazi nuk i shpëton dot drejtësisë! Apeli i GJKKO i jep 14 vite pas hekurave, 41 vite burg për 4 anëtarët e grupit e tij

Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij.

Nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Pas seancës, trupa gjykuese me gjyqtarët Astrit Kalaja, Miliana Muça dhe Daniela Shirka kanë vendosur të lënë në fuqi dënimet e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Emiljano Shullazit vijon të jetë në hetim nga SPAK  për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”  të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë. Aktualisht Shullazi dhe Endrit Qyqja janë të izoluar në regjimin '41 bis'.

Seanca e parë është zhvilluar pas tensione dhe pa praninë e avokatëve mbrojtës. Avokatët dhe të pandehurit refuzon të merrnin pjesë në këtë proces që nga seanca e 24 nëntorit 2021, me pretendimin e shkeljes së të drejtave. Pavarësisht bojkotit, kryetarja e trupit gjykues Miliana Muça, urdhëroi vijimin e gjykimin ndaj të pandehurve pa prezencën e avokatëve mbrojtës. Gjyqtarja Muça argumentoi se ky vendim bazohet në një vendim të Gjykatës së Strasburgut, e cila argumenton se "kur personit të arrestuar i jepen të gjitha mundësitë për t’u mbrojtur dhe ai refuzon të mbrohet, atëherë gjykimi ndaj tij mund të vijojë edhe pa avokatët mbrojtës".

Seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë u ndoq edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe BE në Tiranë.

Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në Tiranë dhe në Durrës. Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:47
Skeda/ Kush është Emiljano Shullazi dhe anëtarët e grupit! Krimet nisin që në 1999

Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie, por në shumë pak raste ai është hetuar.

Ndërkaq në mënyrë të herëpashershme ai është hetuar dhe arrestuar nga policia e kryeqytetit për armëmbajtje pa leje, jo shumë larg banesës së tij.  Me emrin e tij lidhen shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin që prej vitit 1999. Prej atij viti dhjetëra të vdekur numërohen nga të gjitha anët e botës së krimit në kryeqytet.

Në nëntor 2011, ai përfundoi një dënim me burg, për akuzën e trafikut të drogës, ndërsa ishte dënuar 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge. Ai është dyshuar se ka qenë pjesë e një prej bandave më të egra që vepronte në Tiranë dhe në vend, nga e cila numërohen dhjetëra të vrarë për shkak të konflikteve. Pjesë e grupit ku bën pjesë edhe Shullazi, janë edhe Gilmando Dani, Blerim Shullazi, e persona të tjerë, të përfshirë në trafikimin e drogës dhe të shantazhimit dhe kërcënimit për dhënie pasurie.

Pas lirimit nga burgu në vitin 2011, Shullazi u arrestua sërish, si person i përfshirë në kanosje, ndërsa ai u gjet me armë pa leje nga efektivët e komisariatit nr.2. pas 20 në qeli, ai u lirua.

Ndërkaq me 5 janar të vitit 2012, ai mbeti i plagosur pasi ndaj veturës së tij Volksëagen Golf, u derdhën breshëri plumbash nga persona të panjohur.

Shullazi u arrestua dhe në vitin 2013, gjatë zgjedhjeve parlamentare. Ai u denoncua në atë kohë nga Partia Socialiste për presione dhe shantazhe ndaj komisionerëve të partive politike. Gjatë arrestimit të tij, policia i bllokoi dhe i gjeti radio policie, mjete komunikimi dhe një armë shotgan që mbahej me leje nga një prej personave që shoqëroheshin me Shullazin në momentin e ndalimit. Në 2016 forcat e komisariatit të policisë nr. 2. arrestuan Emiljano Shullazi dhe Gilmand Danin.

Emiljano Shullazit vijon të qëndrojë në fuqi edhe një masë e dytë sigurimi “arrest në burg”, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Vajdim Lamajt dhe Artan Arsit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexha: 04/12/2021 09:25

    @Maloku…qr me te zbukuru racen ju qe dhe kur flisni nuk arrini te artikuloni.po prandaj erdhet ne tirone ju se u knoqet me shpellat anej????????a ku jemi katandis.po skeni faj ju se e mushet tironen me kioska e hale.sa per femrat o bablok,i kemi dhon me fakte ne.kurse ato tujat thon ;a ke mo????????.vtm njoni gjall nuk lidhet o malok!!!sa te dali Mili se ai ju vjr hakut ju

    Përgjigju
  • Iris: 04/12/2021 02:02

    14 vjet,i paskan dhene nje vit me pak se sa gjykatesit e korruptuar,qe Vetingu,i denon me 15 vjet perjashtim nga drejtesia!!!

    Përgjigju
  • Rexha: 03/12/2021 20:37

    Vetem njoni gjall nuk lidhet…respekte per Milin….nje tirone fal teje nejti kshu e forte pa u pushtu nga maloket!qendro i forte se te presin cunat jashte!

    Përgjigju
    • Geri: 04/12/2021 09:29

      O malok,ca race te zbukuroni ju…ju sdini akoma me fol imagjino tjerat.te ishte per ju do ishim me kioska e shurtore gjithanej!na na ik njeri ne o malok se per dashni,besnikeri e harreem sna e merr njeri.kshuqe rrii qet edhe shko shif shpellen anej o loku…sa te dali ky zotni se ai ju vje hakut ju..kurva

    • Maloku: 03/12/2021 22:01

      Maloket ju kane zbukuru rracen ka 100 vjet, Se te ishte per tiransit, do ishin me shpia prej balte, Dhe ju kane hy ne cdo shpi, po mos te nigjojne femrat qe ke afer Se do duan te ikin me malokun, do ngelesh vetem o qyqe!

  • Mondi: 03/12/2021 19:24

    Ishalla e denojn dhe per vrasjen e vajdin lamajt dhe nuk del ma nga burgu per ket jet

    Përgjigju
    • Tirona: 03/12/2021 20:55

      Ishalla del e dil ti mond legeni e thuaja nsy

  • Beni: 03/12/2021 17:59

    O Tr, ti shan luftarin dhe je me keq se ai mesa duket! Mos beni si te kapshem dhe sikur dini shume, se i di policia , gjykata prokuroria ato pune, Sjane muhabete kafesh kto, me tha i thashe.. ne lagje. Smund tia besh gjyqin ne media tjetrit as per mire as per keq! Drejtesia apo gjykimi behet vetem me prova te forta dhe deshmitare Okulare dhe i vendosh prokuroria e gjykata, ambasadat i kane mbi koke, Le ti gjykojne drejte nga i pari te i fundit. Por jo me fjale kafesh ne lagje, qe sja keni idene se kush jane individet, Si njihni as per fytyre, Dhe beni sikur i keni shoke te ngushte!

    Përgjigju
  • Tr: 03/12/2021 17:23

    Gjynof se nuk la makinacion pa bo ai tjetrri si e si me e majt myll e me e dobsu Milin.Ka pagu tv e kryetar partie e analist si e si me ja nxi jetën.Pagoi apo i boni presion a ça i premtoi LUFTAR REÇIT që të sajote lloj lloj gjonash kundrra ktyne.LUFTARIT ene në VORR do i meret haku për ato sajesa që tha. Pse ASNJI GAZET APO GAZETAR SE PËRMEN NJERIUN QË FINANCO TË GJITH LUFTËN MEDIATIKE,GJYQËSORE E POLITIKE NDAJ MILIT???

    Përgjigju
    • ari: 04/12/2021 00:08

      o Tr po vetem ajo menyr ju ka ngel kundershtarve te vet me i bo ball se kur ishte jasht i mylli mren leje se i mbylli po ju shkoj e i hyri ne shpi brenda pysni pysni ne domje .. edhe nga aty brenda i tmerro kundershtaret aq frik e kan po hajt se sa te dali tan dajti e flasim

    • Për vjeshtën: 03/12/2021 21:23

      Gjuha Tironse nuk ësht për preje si puna jote që i kan ra gjethet.Ti kap thelbin e muhabetit dhe jo shkrimin.

    • vjeshta: 03/12/2021 20:30

      Të dhjefsha gjuhën që shkruan o Gabel teheroni! Shkruaj shqip o kodosh

    • Tirona: 03/12/2021 18:47

      Altin Lame eshte Pse kane te gjithe frike te permendin emrin Ka mbeshtetjen e televizioneve dhe te gjithckaje

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve