Armëpushimi/ Hamasi liron 4 ushtare të marra peng në këmbim të 200 të burgosurve në Izrael

Në Gaza u zhvillua një tjetër operacion lirimi pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit. Këtë të shtunë grupi militant palestinez Hamas liroi 4 ushtare femra izraelite dhe sipas marrëveshjes ato do të shkëmbehen me 200 të burgosur palestinezë të burgosur në burgjet izraelite.

Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag të veshura me uniformava ushtarake u pritën në lot nga turmat në Tel Aviv dhe ato kanë përqafuar sërish prindërit e tyre pas 477 ditësh robëri.

4 ushtaret femra ishin marrë peng në bazën e Nahal Oz gjatë sulmit që nisi luftën në 7 tetor 2023, dhe ato ishin përgjegjëse të një njësie për të vëzhguar shenjat e aktivitetit të Hamasit. Pamjet e marrjes së tyre peng tronditën botën kur u transmetuan në televizionin izraelit vitin e kaluar. PAMJET

Katër ushtaret e liruara do t'i nënshtrohen një vlerësimi fillestar mjekësor. por autoritet izraelite thonë se Hamasi ka shkelur marrëveshjen sipas së cilës të parat duhet të liroheshin gratë civile duke organizuar një ceremoni cinike për lirimin e 4 ushtareve.

Së fundi nga zyra e Kryeministrit Benjamin Netanjahu media citojnë se Izraeli nuk do të lejojë kthimin e popullatës palestineze në Rripin verior të Gazës derisa të lirohet Arbel Yehud, gruaja që besohet se ka qenë e përfshirë në shkëmbimin e kësaj të shtune mes pengjeve. Sipas Reuters, një zyrtar i Hamas ka thënë se Arbel Yehud do të lirohet të shtunën e ardhshme.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit IDF, Daniel Hagari, falënderoi ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, SHBA, Katar dhe Egjipt, për përpjekjet e tyre.

 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 25/01/2025 18:30

    I kan trajtu si princesha, shendosh e mire, 1 kg nuk e kan hup e teshti mund te rifillojn e te bejn video duke kercyer ne tik tok. Kurse palestinezet e shkrete vujn tesh 80 vite e luftojn akoma per token e tyre

    Përgjigju
  • weee: 25/01/2025 12:36

    po keta s'kane pamjen e personave te zene peng, duket se i kane mbajtur mire. Izraeli mbyt ne nje krah mijera vete,ndersa keta i shendoshin pengjet,,çudi..

    Përgjigju
    • Gopmeni Solomon: 25/01/2025 13:40

      Kushedi Sa I ka vajtur leshi I gopit Do I Ken mbajtur mire me ducin se goja vesh me vesh dhe bythet dhe gjokset jan trashur Do ti bejn dhe heroina ne izrael per tendosje zhuke Dhe mediat do te shkruanin: asgje te re nga fronti perndimit Remark

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë