"Nëse nuk do të kishte ndodhur atëherë do të ishte shqetësuese"- tha Rama duke sqaruar dhe një detaj tjetër se biseda telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry kishte zgjatur 30 minuta.
Kryeministri u shpreh se për këtë çështje ka një lum të pavërtetash dhe se Shqipëria nuk është ende në fazën e marrjes së një vendimi dhe nëse do të ishte në këtë pozicion atëherë vendimi do të ndahej me publikun, parlamentin, por dhe përfaqësuesit e protestës.
Ai kërkoi të garantojë qytetarët se është plotësisht i vetëdijshëm plotësisht në krye të detyrës për të përfaqësuar me dinjitet në këtë disktuim me SHBA-të, interesin kombëtar të Shqipërisë, që është i pandashëm në çështjen e sigurisë nga interesi kombëtar i SHBA-së, por dhe me interesin e çdo familjeje shqiptare”.
Gjatë kohës që kryeministri Rama fliste tek aktiviteti i organizuar në hotel “Sheraton”, po zhvillohej një proteste pranë Piramidës, për t’i thënë jo sjelljes së armëve kimike të Sirisë për shkatërrim në Shqipëri.
JA DEKLARATA E PLOTE E RAMES
“Dua të theksoj shumë qartë. Fakti që nuk ka më shumë informacion, sesa informacioni që ka dhënë ministri i Jashtëm përpara Komisionit të punëve të Jashtme të Parlamentit ka të bëjë me faktin se nuk ka më shumë informacion. Përmes ministrit të Jashtëm, duke iu përgjigjur interesit të medias gjatë vizitës së tij në Francë se jemi kontaktuar nga SHBA dhe në këndvështrimin tim e kundërta do të ishte shqetësuese, që Shqipëria të mos kontaktohej për një cështje për të cilët janë në kontakt të gjithë vendet e NATO-s.
Kemi thënë se në fillimin e këtyre kontakteve kam pasur një bisedë për rreth 30 mintua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, ku kemi folur për këtë cështje”. Po ju them nuk ka asnjë vendim, dhe nuk ka asnjë transparencë më shumë se kaq që mund të bëhet për një arsye shumë të thjeshtë, sepse jemi bashkë me vendet e tjera në një disktutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim një vendim dhe në momentin kur do na duhet të ndajmë do ta ndajmë me publikun e Parlamentin.
Kjo do të thotë që në kushtet kur flasim jam i vetëdijshëm për ndjeshmërinë që ka krijuar kjo çështje por dua t’ju them të gjithë qytetarëve shqiptarë, se pjesa më e madhe e gjërave që thuhen janë të pavërteta. Ashtu si nga ana jonë as na takon dhe as nuk është në etikën e familjes Euroatlantike që të bisedojmë jashtë nesh, në kuptimin e njerëzve që janë pjesë e vendeve anëtare, por që nuk lidhet me një vendim
“Së fundmi dua të them se kjo temë ka dy çështje kryesore:
Së pari: Askush nuk duhet të harrojë që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe për rrjedhojë mendoj se gjithkush duhet të niset nga ky fakt dhe nga objekti i këtij diskutimi që është çarmatosja pa luftë në terren e një regjimi vrastar dhe të mos bëjë asnjë krahasim të mundshëm sepse nuk ka të të tillë me pozicionin tonë shumë të qartë për të shfrytëzuar këto katër vite, për të pastruar Shqipërinë nga plehrat duke nisur nga ndalimi i importit të plehrave. Të krahasosh këto dy gjëra është e padrejtë dhe kjo është më e pakta.
Së dyti: Është shumë e rëndësishme që çdo qytetar i shqetësuar, çdo prind, çdo gjyshe e gjysh, që ndjek me drithërim në zemër lumin e të pavërtetave që rrjedh përditë para syve të vetë duhet ta dijë se unë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe jam plotësisht në krye të detyrës për të përfaqësuar me dinjitet në këtë disktuim me SHBA-së, interesin kombëtar të Shqipërisë që është i pandashëm në çështjen e sigurisë nga interesi kombëtar i SHBA-së por dhe interesin e çdo familje shqiptare.
Ndërkohë arsyeja pse ende nuk i kam takuar drejtëpërdrejtë përfaqësuesit e kësaj proteste, pasi me disa nga ata kam komunikuar drejtëpërdretë, është e thjeshtë: Nuk është një heshtje që fsheh gjësend por është sepse nuk jemi ende dhe mund të mos jemi në pikën që na duhet të marrim një vendim dhe në rast se unë do të mendoj se do të na duhet të marrim një vendim qoftë në njërën anë qoftë në tjetrën padyshim që do e ndaj me publikun, Parlamentin por dhe përfaqësuesit e protestës, por ama duke e mbështetur vendimin në fjalë mbi tërësinë shterruese të të gjithë argumenteve që i duhen me të drejtë çdo shqiptari jo vetëm për të mos pasur frikë, apo i qetë, por për të qenë krenar për Shqipërinë e të jetë i vetëdishjësh për çdo arsye të drejtësisë të një vendimi të tillë.
Kjo është e gjitha, nuk kam dashur dhe nuk dua të hyj në debat, sa na takon neve. Unë kam një përgjegjësi tjetër. Po të mos isha në zyrën ku jam dhe të dëgjoja ekspertët që kanë marrë përsipër një panoramë apokaliptike do të isha në krah të protestës, por në këto nuk e shoh as panoramën apokaliptike” përfundoi kryeministri Edi Rama, duke u përgjigjur në lidhje me çështjen e armëve kimike siriane.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)