NJU JORK- E ndërsa Perëndimi, vecanërisht Washingtoni po përballet me sfidën se ku do të dërgojë armët kimike të Sirisë, pas refuzimit të qeverisë shqiptare për ndihmuar në procesin e shkatërrimit të tyre, autoritetet amerikane po përballen me një sfidë tjetër brenda vendit të tyre, shkatërrimin e impianteve të asgjesimit të armëve kimike.
Siç raportojnë mediat amerikane, Pentagoni ka shpenzuar mbi 10, 2 miliard dollarë përgjatë tre dekadave të fundit duke djegur qindra tonë gaz nervin dhe armatime të tjera kimike në katër shtete amerikane, madje disa prej këtyre agjentëve ishin aq vdekjeprurës saqë edhe pak pika mund të vrisnin.
Por tani që gjithë agjentët kimikë janë asgjesuar dhe komunitetet janë çliruar nga kërcënimi i tyre, ushtria amerikane ndodhet në mes të një projekti tjetër prej 1,3 miliard dollarë që ka të bëjë me shkatërrimin e këtyre impianteve të quajtur ndryshe krematorë ku janë djegur materialet toksike.
Kështu në katër shtete, Alabama, Oregon, Utah dhe Arkansas, ekipet kanë nisur tashmë punën për shkatërrimin e krematorëve multi miliarda dollarësh ose po punojnë për ti dhënë fund një drame që nisi gjatë Luftës së Ftohtë, kur SHBA-të dhe ish Bashkimi Sovjetik magazinuan mijëra tonë armë kimike. Puna ndërkaq vijon në dy vende të tjera ku do të përdoret një tjetër teknologji më e avancuar se ajo e kretorëve për të neutralizuar agjentët kimikë.
Kështu në kompleksin Anniston ku sarina, gazi nervor dhe gazi mustardë ishin magazinuar rreth 55 milje në lindje të Birmingham, ushtria deklaroi javën e kaluar se ka nisur puna për një program 310 milion dollarësh për të rrafshuar një furrnajë gjigande që ka kushtuar 2,4 miliard dollarë për ndërtimin dhe funksionimin e saj.
Tim Garrett, menaxheri i këtij projekti i emëruar nga qeveria amerikane tha se fillimisht u mendua që të bëhej diçka tjetër, por ndërtesa ishte aq e specializuar saqë nuk mund të shndërrohej për përdorim tjetër. Dhe vec kësaj ligji kërkon që këto impiante të shkatërrohen pasi puna për asgjesimin e armëve kimike të ketë përfunduar.
Një tjetër kremator po shkatërrohet në Umatilla, në Oregon, ndërsa ka nisur puna për shembjen e impiantit prej 3,7 miliard dollarësh në Utah.
Nga ana tjetër sipas ushtrisë ka përfunduar puna për shembjen e ndërtesës në Arkansas, ku tashmë po punohet për pastrimin e vendit. Në lindje të Alabamës, përpara se të niste ky proces i djegies së lëndëve kimike në vitin 2003, ushtria dhe punonjësit e shërbimit të emergjencave, patën shpenzuar miliona dollarë duke shpërndarë paisje emergjence për familjet, duke ngritur edhe sirena alarmi, dhe duke përforcuar shkollat me sisteme ventilimi si masë parandaluese për cdo incident të mundshëm.
Por fatmirësisht, thotë Garret, nuk ndodhi asgjë anormale përvec disa lëndimeve të vogla në ambjentet e punës në vitin 2011.
Por gjithësesi frika ishte e madhe pasi rreth 360 mijë njerëz jetonin në katër kontetë përreth në kohën kur përfundoi procesi.
Armët kimike janë të ndaluara me traktat ndërkombëtar dhe shkatërrimi i tyre tashmë është një shqetësim global. Mediat amerikane raportojnë se përpjekjet ndërkombëtare vijojnë për të shkatërruar arsenalin e Sirisë brenda vitit të ardhshëm, pasi Shqipëria refuzoi kërkesën amerikane për të shkatërruar arsenalin kimik sirian.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com