Armët me postë, hetohet
britaniku që vizitoi Shijakun 

Armët me postë, hetohet<br />britaniku që vizitoi Shijakun 
Gjatë hetimeve që po zhvillohen për të zbuluar porositësit e 13 kilogramëve armatim, burime për Report TV nga policia e shtetit, bëjnë me dije se po hetohet roli i një britaniku i cili ka qenë ditët e fundit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një të ri britanik i cili mendohet se ka ardhur në Shqipëri në datën 20 gusht dhe më pas ka shkuar në zonën e Durrësit, i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Ky i ri, sipas policisë së Shtetit, ka shkuar edhe në zonën e Shijakut, por Antiterrori nuk ka të dhëna se me kë është takuar.

Burimet sqarojnë se shtetasi britanik ka qëndruar 3 ditë në Shqipëri dhe më pas është larguar nga Aeroporti i Rinasit, drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Policia ka mbledhur pamjet filmike në Aeroportin e Rinasit, por edhe të disa bizneseve në Shijak, për të kontrolluar se me kë është takuar britaniku, që ka ardhur në Shqipëri vetëm pak ditë para se të niseshin drejt Anglisë 3 kallashnikovët që u sekuestruan në Rinas.

Policia e Shtetit dhe Antiterrori i kanë nisur të dhënat e këtij personi homologëve të Britanisë së Madhe.

Sipas hetuesve, dyshohet se ky shtetasi britanik është takuar me Neritan Faria, i cili dyshohet se është personi që i dha pakot Saimir Çullhajt për ti dërguar në Angli me postë të shpejtë.

Por ndonëse 32-vjeçari ka treguar emrin e bashkëpunëtorit, ai mohon të ketë patur dijeni për përmbajtjen e tre pakove të mbushura me armatim

​Pakot me armë, kapet njëri nga autorët
Saimir Çullhaj, një 32-vjeçar nga Xhafzotaj i Durrësit i dënuar më parë për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, rezulton të jetë personi që ka dërguar tre pakot me pjesën e çmontuara të tre automatikëve kallashnikovë.

Gjatë marjes në pyetje në ambjentet e policisë së Tiranës, 32-vjeçari Çullhai nuk ka pranuar në asnjë moment të kishte dijeni për praninë e armëve automatike brenda në kuti. “Po jam unë personi që jam paraqitur në pikën postare.

Tre kutitë mi ka dhënë një person tjetër, duke ma kërkuar si nder që ti dërgoja unë. Por realisht nuk kam pasur asnjë dijeni se brenda në këto kuti do të kishte armë”-mësohet të jetë shprehur përpara grupit të hetimit
Saimir Çullhai.

Nga dëshmia e Çullhait, policia ka zbuluar dhe emrin e personit tjetër të dyshuar si organizator i këtij trafiku.

Ai është shtetasi me inicialet N.F 47 vjeç nga qyteti i Durrësit. Prej 24 orësh ai është shpallur në kërkim policor, ndërkohë prokuroria ka kërkuar kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda masën e “arrestit në burg” në mungesë. “…në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike  e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva…”-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Hetimet për këtë ngjarje janë duke vijuar me shpejtësi, ndërkohë pritet që në ditët e para të javës, Saimir Çullhaj të dala para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e arrestit në burg që do kërkojë prokurori i çështjes.

Gjatë hetimeve që po zhvillohen për të zbuluar porositësit e 13 kilogramëve armatim, Krimet e Rënda dhe Antiterrori, i kërkojnë ndihmë autoriteteve britanike për të marrë informacion mbi një shtetas të huaj, i cili rezulton të ketë vizituar Shqipërinë për 3 ditë.

Gjatë një kontrolli në Aeroportin e Rinasit u zbuluan 3 pako me pjesë kallashnikovi, të cilat kishin destinacion Mbretërinë e Bashkuar, por që ishin shënuar si personat që do i merrnin pakot, emra falls.
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar