Armina Mevlani është padyshim një ndër bukuroshet shqiptare, ku spikat gjithmonë për pamjen e jashtme dhe stilin vintage.

Dje ajo ka festuar ditëlindjen ku nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat e shumta.

Ajo që bie në sy është urimi special që i ka bërë partneri i saj, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Armina ka postuar dy foto në Instagram ku Shkëlzeni i ka dedikuar një shkrim romantik duke i’u drejtuar me këto fjalë: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gëzimi dhe lumturia. Ëndërrofshim gjithmonë së bashku”.