Duket se Partia Demokratike po përvetëson pak nga pak çdo ditë protestën që po zhvillohet prej 13 ditësh në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, si dhe kundër qeverisë.
Gazetari i televizionit të familjes Berisha, i njohur me pseudonimin “Banka e Fundit”, sonte shtiu në dorë plotësisht marshimin që zhvillohet në fund të çdo tubimi, nëpër rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit që ndodheshin në ballë të marshimit tentuan ta largonin gazetarin e Syri Tv, por ky i fundit arriti të fitojë fokusin e qytetarëve të tjerë, duke i diktuar më pas itinerarin, sipas urdhrave të marrë nga familja Berisha.
Vullneti i Sali Berishës filloi të zbatohej që në ditët e para të protestës. I nëejti punonjës i familjes Berisha, pak ditë më parë, u mbylli përkohësisht mikrofonin protestuesve.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’/ Protestuesit: Socialistët të na bashkohen! Por ‘patronazhisti’ ndiqet nga turma! Njeriu i Shkëlzen Berishës në krye te marshimit







