Pjesën e fundit të fjalimit të tij në mbrëmjen gala të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork, Rama ia kushtoi ndikimit të rrjeteve sociale, dezinformimit dhe përçarjes në shoqëri. Kryeministri tha se sot kërcënimet nuk vijnë vetëm nga armët, por edhe nga mënyra se si, sipas tij, manipulohet opinioni publik dhe ndikohen të rinjtë përmes platformave sociale.
Në vijim, Rama tha se përçarjet nuk janë problem vetëm i Shqipërisë, por edhe i vendeve të mëdha, të cilat, sipas tij, po kalojnë një periudhë polarizimi. Ai shtoi se shqiptarët nuk mund t'i zgjidhin të vetëm këto sfida globale, ndërsa e mbylli fjalën me batutën se "edhe kur bota të bjerë në kolaps dhe njerëzimi të marrë fund, do të mbijetojë një shqiptar që do të thotë: 'Ju thamë'".
"Armiqtë e vendeve tona nuk kanë nevojë të na ndjekin me raketa. Na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë cdo orë përmes rrjeteve sociale dhe telefonit. Zoti e bekoftë Amendamentin e Parë por nëse ai lejon cdo lloj mbeturine e plehre, nuk po jetojmë më në civilizimin ku arsimi më i mirë, sjellja më e mirë dhe komunikimi është zhvilluar. Po jetojmë barbarinë. Armiqtë tanë kanë vënë mburojë për njerëzit e tyre. Nuk jam avokat për mbylljen e medias sociale apo për lirinë e shprehjes. Ajo për të cilën avokatoj është se e vërteta kurrë nuk ka qenë më e shpërfillur, më e abuzuar, më e konsuymuar në emër të gënjeshtrës, manipulimit dhe të së keqes. Ndaj më lini të përfundoj se po jemi të ndarë, por këto ndasi na dëmtojnë vetëm ne dhe ne shqiptarët jemi rritur duke dëmtuar veten për shekuj. Ka një tjetër ndasi që po dëmton botën dhe ndasia në vendet e mëdha që supozohet të na tregojnë rrugën e të mbajnë pishtarin ndezur. U takon atyre të zgjedhin se cfarë duan të bëjnë por si shqiptarë, le të mos tallemi me veten dhe të themi që kjo është diçka që mund ta zgjidhim të vetëm. Ne shqiptarët do të mbetemi shqiptarë, e kur bota të bjerë në kollaps, e njerëzimi të marrë fund do të jetë një shqiptar gjallë që do jetë dëshmitar e do thotë ‘ju thamë’!" tha Rama
Lajmi kryesor:
Rama nga New York: Biden dhe SHBA e tradhtuan Thaçin, mund të bënin më shumë! Pas Zvërnecit, përgatitemi për investime të reja








