SARANDË - Arratiset një i paraburgosur nga dhoma në Spitalin e Sarandës, arrestohet një efektiv policie. Burime nga ministria thanë se, arrestimi i Delo Xholit është bërë ditën e sotme pasi duke qenë me shërbim, në ruajtje të një të paraburgosuri është larguar nga vendi i rojës, duke sjellë edhe arratisjen e Stefan Ndinit.
Burime nga Ministria e Brendshme bërë të ditur se, “sot Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, vuri në pranga në flagrancë punonjësin e policisë Delo Latif Xholi, me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Policisë Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pasi ka konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Po të njëjtat burime thanë se, punonjësi i policisë Delo Xholi, ka qenë i planizuar me shërbim në dhomën e paraburgimit në Spitalin e Sarandës, me detyrë ruajtjen e shtetasit Stefan Kiço Ndini, i ndaluar në datën 23 mars për veprën penale të “vjedhjes” dhe i arratisur në 25 mars 2014".
Nga hetimet e kryera nga SHKB-ja rezulton se, “punonjësi i policisë Delo Xholi, gjatë shërbimit në ruajtjen e të ndalurit në dhomën e paraburgimit të Spitalit Civil të Sarandës, në kundërshtim me përmbushjen e detyrës, është larguar nga shërbimi duke i krijuar mundësi të ndaluarit të largohet.”
Me veprimet e mosveprimet e tij, në kundërshtim me ligjin, ky punonjës policie ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com