Arratisja e Gruevskit, PE amendament për ekstradimin e tij nga Hungaria në Maqedoni

Arratisja e Gruevskit, PE amendament për ekstradimin e tij nga Hungaria në Maqedoni

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski

BRUKSEL- Parlamenti Europian ka miratuar ditën e sotme një amendament lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

Në amandamentin e miratuar dhe të dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, Hungarisë i kërkohet që të ekstradojë ish-kryeministrin Gruevski në Maqedoni.

Për të shkuar në Hungari ish-kryeministri maqedonas kishte kaluar nga Shqipëria për në Mal të Zi. Ai hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Bllatës në Maqellarë të Dibrës në datë 11 nëntor dhe po atë ditë ka dalë nga Hani i Hotit, ndërsa dy ditë më pas është lëshuar urdhri ndërkombëtar i arrestit. (SHIKO KËTU)

Ish-kryeministri maqedonas kërkohet nga autoritetet maqedonase pasi mbi të rëndon një dënim prej 2 vitesh burg për shpërdorim detyre. Gruevski akuzohet se bleu një Benz me vlerë mbi 600 mijë euro nga paratë e taksapaguesve maqedonasë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi