Për Fran Marashin, Gëzim Guri dhe vëllezërit Admir e Genc Tafili kjo nuk ishte tentativa e parë e arratisjes. Madje së bashku tre prej tyre ia kanë arritur që të dalin nga Burgu i Drenovës, megjithëse u kapën 1 ditë më pas. Në total këta 4 të dënuar kanë tentuar 13 herë të tjera të arratisen, duke ia dalë me sukses në disa raste, por janë rikapur sërish nga policia.
FRAN MARASHI, 4 tentativa për arratisje, 2 herë arriti të dalë nga burgu
Më 20 shtator 2011 Fran Marashi nga Shkodra ka tentuar të arratiset nga burgu I sigurisë së lartë në Fushë Krujë, së bashku me Gëzim Gurin dhe Prel Vucaj të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Altin Kodra ishte dënuar me 22 vjet burg. Ata u pikasën nga roja e shërbimit jashtë qelisë së tyre.
Fran Marashi, ish-anëtar i bandës së Urës Vajgurore, i dënuar për masakrën e vitit 1997 në këtë qytet, ishte arratisur edhe më përpara nga burgu. Në vitin 2008, ai kishte mundur të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel së bashku me një të dënuar tjetër, por ishte kapur brenda ditës nga policia. Në 2013-ën u arratis nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë.
Fran Marashi, banues në Shkodër, i dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/c, 11/2, 323, 333, 334 të Kodit Penal, për të vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së të lartë. Ai është akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës që shkaktoi masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1996. Marashi, është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, ai tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit, bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore. Të dy ata u kapën nga policia pak orë pas arratisë duke shijuar vetëm pak orë nga liria e tyre.
ADMIR TAFILI, i arratisur dy herë nga burgu
Më 02//2010 Arratiset nga burgu u burgut të Shën Kollit. I dënuari me 25 vjet burg, Admir Tafili kishte siguruar një leje nga autoritetet e burgut të Shën Kollit, bashkë me të vëllanë Genc Tafili (edhe ky i burgosur), për një vizitë në shtëpi në lagjen Ahmet Haxhia në Shkodër, por është larguar prej andej në drejtim të paditur. Gjithashtu edhe ky ishte pjesë e 7 personave që u arratisën në vitin 2013.
GENC TAFILI, i arratisur edhe më parë
Më 02//2010 Arratiset nga burgu u burgut të Shën Kollit. Bashkë me të vëllain, Admir Tafili kishin siguruar një leje nga autoritetet e burgut të Shën Kollit për një vizitë në shtëpi në lagjen Ahmet Haxhia në Shkodër, por është larguar prej andej në drejtim të paditur.
GEZIM GURI, tentoi arratisjen në 2011, u arratis në Drenovë
Gëzim Guri, vitlindja 1977, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër; Më 20 shtator 2011 kishte tentuar të arratisej së bashku me Fran Marashin. Guri është akuzuar për vjedhje me armë dhe vrasje të kryer në qytetin e Shkodrës. Bashkë me Marashin dhe Admir Tafilin ai ia doli të arratiset nga Burgu i Drenovës.I dënuar me burg përjetë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com