Arratisja që përfundoi në aksident të 5-fishtë! Vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar në Itali! Bashkë me 4 persona të tjerë kryenin grabitje në qytet

Arratisja që përfundoi në aksident të 5-fishtë! Vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar në Itali! Bashkë me 4 persona të tjerë kryenin grabitje në qytet

Foto ilustruese

ITALI- Një ndjekje e Policisë që përfundoi në një aksident të 5-fishtë. Kjo është arratisja e ‘guximshme’ e një 25-vjeçari shqiptar në Pordenones bashkë me 4 persona të tjerë,  identitet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur. Gjithçka nisi pas tentativës të së riut bashkë me bashkëpunëtorët për vjedhjen e një kasaforte në një shtëpi në qytet mbrëmjen e djeshme.

Gjatë ndjekjes nga policia, i riu shqiptar po lëvizte kundërvajtje kur është përplasur dhe me 5 mjete të tjera.  Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk pati persona të lënduar. Makina e përdorur nga shqiptari nuk rezultonte të jetë e vjedhur, ndërsa hetimet janë duke përfunduar.

Katër bashkëpunëtorët e tij u larguan në këmbë nga vendngjarja dhe janë në kërkim në të gjithë provincën dhe kamerat e vëzhgimit video të qytetit po shikohen. Në makinën e hajdutëve ka pasur një pjesë të mallit të vjedhur, mjete për vjedhje dhe disa sende personale, nga të cilat ata janë të sigurt se mund të marrin ADN-në e personave në bord.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena