TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpive” ndaj Albert Topçiut, zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, i dyshuar për korrupsion.

Albert Topçiu, 53, me detyrë Drejtor i Vlerësimit Mjedisor në Agjensinë e Kombëtare të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit vjeç u arrestua në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Licensa e fundit”.

Arrestimi i tij, u krye pasi dyshohet se ka abuzuar duke i dhënë lejen mjedisore një subjekti, kundrejt një shpërblimi në shumën  prej 2000 euro.

Hetimet ndaj 53 vjeçarit ka zgjatur për rreth 3 muaj ndërsa gjatë arrestimit në flagrancë të tij, ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale  shuma e parave prej 2000 eurosh. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)