Arrestime në radhët e policëve, eksperti Softa: Të hetohen nga krimi ekonomik, në pikat kufitare efektivët të kalohen në filtër! Janë ndryshuar drejtorët, s’është ulur krimi

Me emërimin e Gledis Nanos, si drejtor i ri i Policisë së Shtetit, pas ndryshimit të drejtuesve më të lartë të policisë në qarqe, në vetëm dy ditët e fundit janë vënë në pranga me urdhër të SPAK, disa efektivë policie si të përfshirë në vepra të ndryshme penale dhe shkelje të detyrës.

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, tha se kjo është një situatë e rëndë për rolin e policisë së shtetit dhe se tregon një papërgjegjshmëri nga ana e Ministrisë së Brendshme, për t’i kontrolluar këto efektivë. Softa tha se Ministria e Brendshme duhet të kontrollojë efektivët e policisë, kryesisht në zonat me pika kufitare dhe të vendoset një filtër i fortë, pasi do të ndalohen kalimet qoftë të drogës apo klandestinëve. Për Softën efektivët e arrestuar duhet edhe të hetohen nga krimi ekonomik.

‘Kjo është një situatë e rëndë. Ju keni evidentuar që efektivë të policie marrin pjesë në aktivitet të paligjshme, duke shkelur detyrën. Rasti i klandestinëve apo raste të tjera të përfshirë në grupe kriminale, informatorë në radhët e tyre tregon papërgjegjshmërinë dhe vëmendjen që ministria duhet t’u kushtojë, jo vetëm në përzgjedhjen, por edhe në kontrollin. Ministria e Brendshme duhet të kontrollojë shërbimet e policisë, në ato zona që janë edhe problematike, kryesisht zonat që kanë pika kufitare. Nëse vendosim një filtër të fortë në pikat kufitare, kalimet qoftë të drogës, klandestinëve dhe të armatimit do të jenë më pak problematike. Policët e arrestuar të hetohen edhe nga krimi ekonomik. Mendoj se ka ardhur koha që të bëhet edhe vetting.’- tha Softa.

Duke u ndalur tek ndryshimet në policinë e Shtetit, Softa tha se në vend vazhdimisht janë bërë ndryshime, por nuk kanë ulur krimin. Eksperti i kriminalistikës, thotë se për emërimet nuk është dakord, pasi sipas tij mund të konkurrohej për një vend, ku të paktën të përfshiheshin 3 oficerë të lartë të policisë.

‘Ne kemi ndërruar drejtorët, por nuk kemi ulur kurrë krimin, nuk është problemi tek emërimi, por është problemi tek strukturat. Duhet të bëhet kontrolli i pastërtisë së figurave. Shpresoj që ky drejtor të kryejë detyrat e tij dhe nga ky moment do të shohim rezultatet. Profesionalizmi ka vetëm rezultat. Edhe nga emërimet nuk jam dakord, por pse mos të ketë për një vend pune le të kandidojnë. Pese mos të ketë një konkurrim të paktën për një vend pune ,të paketën 3 oficerë të lartë të policisë. Ky është model i meritokracisë dhe qarkullimit të elitave. Nëse në një qark problematik dhe ende s’ka zgjidhje përcakto tre kandidatura përballë një komisioni.’- tha Softa.

Bashkëpunimi i policisë me komunitetin është çelësi i suksesit për zbardhjen e ngjarjeve kriminale thotë Softa.

‘S’ka nevojë as për drona as për satelit, por ka nevojë për informacion dhe bashkëpunimi me komunitetin, informacioni është aty në tokë.’- tha eksperti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trim: 21/10/2021 15:03

    Ceshte ky plehra qe jep mend e akuzon ne ajer policine?? Kush je ti mer debil cfar perfaqson ti, kush te njeh ty qe jepke mendje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë