Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se nga pikëpamja e provës, referuar arrestimeve të komisionerëve për krimin zgjedhor në Durrës, ata që bërtasin më shumë për vjedhjen e votave, referuar PD-LSI-së, theksoi se rezultuan që ishin hajdutët më të mëdhenj të votave.
"Unë nuk jam drejtues i SPAK-ut, është institucion i pavarur. Përgjimet nuk janë prova si fillim, së dyti nga ckam dëgjuar unë përgjime, nuk kam parë ndonjë hata, por unë nuk jam as prokuror dhe as gjykatës dhe cdo gjë e dëgjuar në përgjim duhet hetuar dhe verifikuar, nuk mund të gozhdohen njerëzit me përgjime në publik dhe as të arrestohen me përgjime se pastaj është fundi i të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Ajo ishte një arsye e fortë për të bindur edhe ata që nuk ishin bindur pse duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor. Sistemi i korrupton njerëzit. Prandaj duhen depolitizuar komisionet zgjedhore.
Socialistët nuk janë engjëj dhe demokratët djaj, janë shqiptarë të ndarë me parti por të njëjtët njerëz. Por nëse i fusim në kontekste të tilla nuk duhet të cuditemi kur përballemi me fenomene të tilla. Dhe ajo që ishte më flagrante, nga pikëpamja e provës, ishte që ata që bërtasin më shumë për vjedhjen e votave rezultojnë që të jenë hajdutët më të mëdhenj të votave. Unë po flas për faktet nuk ka rëndësi kur ka fituar apo humbur, sepse mendoj që zgjedhjet në Shqipëri nuk përmbysen nga fenomenet negative, rezultati del ai që vendos populli.
Nuk janë përmbysur zgjedhjet ndonjë herë nga fenomenet negative. Fenomenet negative influencojnë, si në 2011, por rezultati u përmbys nga kapja e KQZ, jo nga numërimi që prapë doli me 10 vota plus. Nuk përmbysen zgjedhjet në kuti, cështja është te tkurrja e këtyhre fenomeneve dhe depolitizimi do të bëhet të neutralizohej plotësisht. Marrëveshja e 5 qershorit këtë fenomen e ngre në piedestal, do të jenë po ashtu si te dosja dhe sikur ka ndodhur gjithmonë sepse politizimi i komisioneve sjell edhe këtë sëmundje, që nuk e influencon rezultatin në pikën që ta përmbysë, por prek pjesë të caktuara të procesit" tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama 'Pa Protokoll' në Report Tv, fton sërish Bashën: Mos trash zërin, por eja ulemi për listat! SHBA nuk është kundër! Zëdhënësin e PPE-së s'e njoh
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtaren Miranda Idrizi, akuzohet për korrupsion
28 Janar, 16:23
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45