Arrestimet e protestuesve, Këllici: Rama prangos qytetarët, mbron hajdutët me kollare

Arrestimet e protestuesve, Këllici: Rama prangos qytetarët, mbron hajdutët me kollare

Kreu i FRPD, Belind Kellici ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me arrestimin e protestuesve kuksianë

Kreu i FRPD, Belind Kellici ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, lidhur me arrestimet “barbare” të protestuesve kuksiane, siç e quan ai. E nga ana tjetër akuzon kryeministrin, Edi Rama se po prangos padrejtësisht qytetarët e po mbron hajdutët dhe trafikantët e drogës.

Edi Rama prangos qytetarët që protestojnë kundër varfërisë, mbron trafikantët e drogës dhe hajdutët me kollare! 23 qytetarë të ndershëm kuksianë vijojnë të mbeten padrejtësisht në qelitë e burgut sepse protestuan kundër shtetit, që kërkoi të fusë duart në xhepat e tyre të varfër, ndërkohë 20 të tjerë janë shpallur në kërkim për të njëjtën arsye. Organet e rendit në mënyrë arbitrare i trajtuan qytetarët e varfër të Kukësit sikur të ishin terroristë, teksa arrestimi i tyre të kujton aksionet e ndalimit të armiqve të regjimit gjatë diktaturës 50 vjeçare. Për ironi të fatit këto arrestime barbare ndodhin në qytetin e Kukësit, i nominuar për çmimin “Nobel” për paqe, pasi qyteti i vogël verilindor, por me zemër të madhe strehoi 600 mijë vëllezër e motra kosovarë në kohën e luftës. Taksa e rrugës së kombit penalizon të gjithë shqiptarët në Kosovë e Shqipëri, ndaj protesta e këtyre banorëve kundër kësaj takse është krejt legjitime, e këto tubime do të vijojnë deri sa Rama dhe shpura e tij të arsyetojë.  Edi Rama e ka kthyer shtetin në një makineri që shtyp qytetarët e tij dhe mbron trafikantët e drogës dhe hajdutët me kollare që përmes Partneritetit Publik-Privat e kthyen buxhetin e shtetit në pasuri personale. Kuksianët që protestojnë për varfërinë janë në burg, ndërkohë që Samir Tahiri i përfshirë në trafik drogë dhe mburoja kryesore e bosëve të hashashit, bredh i lirë me bekimin e Edi Ramës. Sot Shqipëria është kthyer në parajsën e krimineleve, të cilët paratë e fituara nga bota e krimit i pastrojnë lehtësisht falë projekteve të qeverisë shqiptare dhe kullave të Erion Velisë në Tiranë. Në harkun kohor 2005-2013 qeveria shqiptare e kryesuar nga PD goditi bandat më të rrezikshme në vend, të cilat ishin kthyer në makthin e qytetarëve të thjeshtë. Ndërkohë sot që flasim shumë prej këtyre kryebanditëve janë të lirë dhe pjesa tjetër është pranë lirisë. Kjo nuk mund të ndodhte pa “lejen” e qeverisë, pasi ishin krerët e këtyre bandave që përmes ushtarëve të tyre ndihmuan të majtët të blejnë votat e shqiptarëve të varfër. Sot të gjithë shqiptarët janë me qytetarët e Kukësit, kundër kësaj qeverie që po nëpërkëmb çdo ditë e më shumë dinjitetin e tyre.  Ky shtet po kthehet në armikun kryesor të qytetarëve të tij dhe dua ti kujtoj Edi Ramës ligjin e pashkruar që të gjithë diktatorët kanë po të njëjtin FUND!

Belind Këllici
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit