Vizita e shtrenjtë e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Konventën e Partisë Republikane, pas pagesës 6 milionë euro (para me burim të errët), ka prodhuar xhelozi dhe intriga në PD. Duke shfrytëzuar lidhjet me Berishën, Fahri Balliu i ka dhënë një goditje therëse Belind Këlliçit, duke futur të birin, Klevis Balliun, në momentet e fundit, si pjesë e delegacionit që shoqëron Berishën gjatë vizitës në SHBA.

Katapultimi i çunit të Fahriut në delegacion është përceptuar si dublim dhe eklipsim i Belind Këlliçit, i cili ka marrë edhe rolin e kronikanit të odisesë së zbutjes së nongratës për Berishën dhe rikthimin e tij në SHBA. Fillimisht, grupi i shoqërimit përbëhej nga Fatmir Mediu, Belind Këlliçi, Albana Vokshi dhe Enri Ceno. Si mos të mjaftonte Enri Ceno, i kthyer në makth për Belo Këlliçin, pasi Ceno i ka zënë istikamin e përfaqësuesit të PD-së për raportet me ndërkombëtarët, Belo mësohet se është ‘sëmurë’ kur ka marrë vesh se Berisha do të merrte me vete edhe çunin e Fahriut.

Klevis Balliu njihet si analfabet i gradës së rëndë. Ai nuk shkruan dot me germa të vogla. Balliu shkruan vetëm me shkronja të mëdha (kapitale). Ai gjithashtu ka vështirësi në lexim. Çuni Fahriut mund të lexojë rrjedhshëm një tekst vetëm pasi e ka lexuar mbi 10 herë. Edhe në artikulim, ai është automatik dhe i programuar. Duke njohur këtë anë të tij, disa minuta pasi delegacioni ka hipur në avion në Rinas, Belo Këlliçi u ka shkruar disa miqve të tij, duke u treguar ‘bëmat’ e para të Klevis Balliut.

Sipas Këlliçit, Klevis Balliu e ka pyetur Fatmir Mediun nëse do të ndalonin në Hong Kong gjatë udhëtimit për në SHBA, duke nënkuptuar se Balliu e dinte se rruga për të shkuar në SHBA i bie nga Kina. Po sipas Këlliçit, Mediu e ka ruajtur seriozitetin, duke iu përgjigjur Balliut se në Hong Kong nuk do të ndalonin këtë herë, ndoshta edhe për shkak të bashkëpunimit me Fahriun për biznesin në Gërdec.

Gjithashtu Këlliçi ka pretenduar se Klevis Balliu do të qëndrojë në hotel ose në kafe, pasi ai nuk ka ftesë për të marrë pjesë në takimin kryesor të Berishës në SHBA. Po sipas Këlliçit, Klevis Balliu ka marrë me vete dhe po ekspozon disa kopje të librit të tij, që përshkruan betejën e tij kundër Unazës së Madhe të Tiranës, për të demostruar dimesionin e tij intelektual ndonëse librin besohet se e ka shkruar një analist kundrejt pagesës.

Charles McGonigal i cili është tani i arrestuar, ish-ambasadorja, Yuri Kim dhe ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken./Prapaskena