Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, Kryemadhi: Të hetohet i Tiranës, përgjegjës Rama e Veliaj! Porti i Durrësit? Skema e 3-të për pastrim parash

Në një kohë kur SPAK lëshoi ditën e djeshme 11 urdhër arreste nga ku arrestoi 5 persona dhe u shpallën 5 në kërkim, për Monika Kryemadhin, detyra e SPAK tani është të hetojë inceneratorin e Tiranës ku përgjegjës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.

E intervistuar nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori dhe dy moderatorët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu në ‘Sot Live në Shqipëri’, pikërisht për tematikën e inceneratorëve ‘kal troje’, Kryemadhi u shpreh se ajo që duhet të arrihet tani është bllokimi dhe sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës.

“Skema e inceneratorëve është një ndër aferat më të mëdha në buxhetin e shtetit. Është e vetmja çështje që për herë të parë kemi firmën e një kryeministri dhe disa zyrtarëve të tjerë. Pra fakton grabitjen e parave të buxhetit të shtetit.  Nuk mendoj se çështja është te urdhër arrestet e SPAK, ajo që duhet të arrihet është bllokimi dhe sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës. Ato paratë janë të taksa paguesve shqiptar. Janë para që shkojnë në xhepin e koncesionarit që mund t’i shkonin dhe bashkisë.”- tha Kryemadhi.

Edhe kësaj here, Kryemadhi nënvizoi se personi i cili ka përgjegjësinë për dëmin ekonomik në inceneratorin e Fierit nuk është Bllako por kryetari i Bashkisë, Armando Subashi.

Më tej deputetja shtoi se lëvizja e SPAK tani duhet të jetë marrja përpara përgjegjësisë për Ramën dhe Veliajn.

“Subashi është personi kryesor i lëvizjes së gjurmën së inceneratorit të Fierit. Ai ka bërë pagesën e tokës arë dhe pse ka qenë në dijeni. Por ai është justifikuar me direktivën e kryeministria. Rasti i Bllakos është njëlloj, është Syabshi dhe jo Bllako. Për dëmin ekonomik është drejtpërdrejt kryetari i bashkisë së Fierit. Faktet janë të patjetërsueshme. Paditë që kemi çuar e detyrojnë organin e prokurorisë jo vetëm të hapë procesin por ta hetojë atë. Inceneratori i Tiranës është ai që vazhdon  e merr para dhe përgjegjës janë Rama dhe Veliaj. SPAK duhet të lëvize dhe mos veprojë tani që është bërë vepra penale.”- tha Kryemadhi.

Tematikës kyçe në debatet e fundit politike mazhorancë-opozitë për Portin e Durrësit, Kryemadhi e cilëosn si skemën e tretë për pastrimin e parave. Sipas saj, kryeministri është duke përdorur çdo mjet që ka në dorë në mënyrë për pastrimin e parave dhe dëmin ekonomik të shqiptarëve. Më tej, Kryemadhi u shpreh se ashtu sikurse me inceneratorin do të merren dhe me Portin e Durrësit.

“Patjetër që do të merremi edhe me të dhe skema e dytë është porti i Durrësit, Se po bën lëvizje kështu, amnistia fiskale, jo po bonot e thesarit të famshme... Mendoj që Porti Durrësit është varianti trrtë i pastrimit të parave. Ajo që mendoj unë është që ai po tenton dhe nga ana ekonomike që investimi i shqiptarëve, rasti i inceneratorëve janë rastet me flagrante që do tregonte seriozitetin e prokurorisë.”- tha Kryemadhi për Report Tv.

Figurat e vjetra e partive politike si oponencë ka qenë po ashtu një ndër pyetjet e drejtuara për deputeten e PL-së e cila u shpreh se është në mentaliteti i tillë që nuk jepet shansi figurave të reja ndërsa me humor shtoi se Meta është i ri.

"Po patjetër që më vjen keq, se në zgjedhjet e 25 prillit në listën e LSI-së, 80% ishin djem e vajza të rinj vinin nga bota akademike. Por, infiltrimi i kriminalizimit e ka bërë të vështirë për elitën e re që të çajë. Rikthimi i Metës dhe Berishën, Meta, moshë e re është po.. është mentaliteti tillë që e nënkupton që nuk u jepet shansi njerëzve të rinj. Sot bashkitë janë stadi i parë i një gjenerate të re politike për t’u përfshirë në politikë."- përfundoi Kryemadhi. 

4 milionë euro u paguan për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 17/11/2022 15:27

    I paska ra butoksi krejt. Qenka ba per gjynah. Me duket se nuk e pranokan me ne klinike kur e pane se nga i vinin parate kesaj monstre.

    Përgjigju
  • Berisha: 17/11/2022 12:36

    Foli kjo fytyr e ballcMua. Shko jep dhogari per bemat e tu pastaj lerja Prokuroris ne dor per te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman