Gazetari dhe analisti Gëzim Podgorica, i ftuar në studion e televizionit A1 Report, tha se arrestimi i 12 imamëve dhe të një politikani ditën e sotme të akuzuar për nxitje të ekstremizmit ndërfetar, vjen pasi ata janë pjesë e organizatave jashtë Kosovës, që prëpiqen t’i imponojnë publikut se shteti kosovar nuk ka identitet shqiptar por mysliman.
Podgorica u shpreh se këta janë personazhe që njihen për këtë aktivitet nga populli i Kosovës.
“Në publikun kosovarë njihen si personazhe që kanë bërë një politikë intesive në drejtim të njohjes jo të identitetit shqiptar por myslimanë. Thënë kjo ato janë të organizuar nga organizata jashtë vendit. Në kurth të tyre kanë rënë edhe këta imamë. Kosova është një shtet i brizhdë, i ri dhe duke qenë edhe nën ndikimin e këtyre shërbimeve, kanë dashur të heqin identitetin dhe trungun nga rrjedh populli i Kosovës. ” tha Podgorica
Duke ju referuar arrestimit të drejtuesit të partisë LISB-a, Fuad Ramiqit, analisti Podgorica u shpreh se ai është njëri prej eksponentëve të cilët kërkojnë të impnojnë identitetin e një populli mysliman dhe jo me kulturë perëndimore.
“Unë prandaj këmbëngul, pasi Fuad Ramiqi është njëri prej tyre. atij i është thënë se kujt i ka shërbyer dhe i kujt ka qenë. Për publikun aktiviteti i tij dihet. Kjo për të treguar se është një vend që ka në thelb islamin dhe jo kulturën perëndimore. Sigurisht përkatësia fetare nuk është kultura e një vendi siç kërkon të imponohet me forcë nga këto faktorë.” tha ai
Duke bërë edhe një ndryshim me Shqipërinë, Podgorica, tha se për shkak të shumë faktorëve, vendi ynë është më i hapur në këtë drejtim dhe se nuk kemi njerëz të prirë drejt këtij ekstremizmi.
Sipas tij, Kosova vjen nga një e kaluar më e vështirë, dhe se siç theksoi ai, për shkak të regjimit serb, ka gjetur strehë në këto besime fetare.
“Shqipëria është një vend më i hapur, vërtetë kemi tre besime, por nuk ka një prirje të theksuar ndaj besimeve fetare për shumë arsye. Sigurisht njerëzit i respektojnë besimet fetare por nuk kemi njerëz që janë të prirur në maksimum në këto drejtime. Kosova vjen nga një e kaluar më e vështirë, nga një regjim, ka gjetur strehë në këto besime fetare. Besimet fetare nuk sjellin negativitete. Kosova nuk ka arritur të emancipohet në shkallën e Shqipërisë, dhe i është dashur të ketë një mbrojtje përmes përkatësisë fetare.” u shpreh ai
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com