Ferhati: SPAK po vepron! Qytetarët në zgjedhje vlerësojnë punën e jo lidhjen me partinë, kur s'ka fushatë opozita inekzistente! PS ka prioritet pastërtinë e figurës së deputetit

Arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe zyrtarëve të Gjykatës së Krujës, deputetja Klotilda Ferhati në një intervistë në Report Tv e kosideron një lajm të mirë, i cili sipas saj tregon se SPAK po vepron. Ndërsa e cilëson këtë një lajm të mirë, deputetja thotë se lajmi i keq është fakti që edhe pse reforma në drejtësi po bëhet dhe në mënyrën më efikase, në sistem ka ende nga ata që s'e kanë mbledhur mendjen.

"Për mua lajmi i mirë është se SPAK po vepron. Nuk e njoh si çështje. Ideja është se për sa kohë është parandaluar një veprim i rindë kjo tregon se SPAK ka vepruar dhe organet kanë qenë efiçente. SPAK ka qenë në veprim. Lajmi  i keq është se edhe pse reforma në drejtësi bëhet ka raste të atyre që shërbejnë në drejtësi, që se kanë mbledhur mendjen akoma", tha ajo.

Teksa ka folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021, ajo ka deklaruar se fushata po zhvillohet në takime të vogla dhe derë më derë, duke respektuar masat anti COVID. Bazuar në eksperiencën e saj në politikë, ajo thekson se qytetarët dinë të analizojnë punën e bërë dhe nuk varen nga lidhja që kanë me partinë.

"Kam 3 vjet në këtë njësi dhe qytetarët dinë të vlerësojnë. Qytetarët dinë të analizojnë se kush do jetë forca politike që dinë të përkrahim. Dinë të vlerësojnë dhe asnjëherë sduhet ta marrim të mirëqenë se një votues i përket një partie. Fushata është një analizë e punës së bërë. Njësia 3 problemet para 3 vjetësh i ka pasur me infrastrukturën dhe kjo është përmirësuar ndjeshëm. Atje mund të kenë ngelur 2 ose 3 rrugë që kanë nëvojë për përmirësim. Qytetarët janë të ndërgjegjshëm dhe ka propbleme me infrastrukturën minimale për të cvilën po punohet përditë. Problemet tjera që shihen duke thënë se problemet e infrastrukturës nuk janë të rënda. Janë disa familje të prekura nga tërmeti që duhen rikonstruktuar.

Janë 3 pallate, 1 do rikonstruktohet dhe 2 do të shemben. Në 90% të shtëpive private që janë dëmtuar kanë marrë pagesën. Ka dhe disa bashki që do të shemben dhe do të bëhen nga e para nga bashkia. Të gjithë ata  që kanë probleme të tilla do të rrinë në shtëpi. Kjo fushatë duhet të karakterizohet i fushatë e takimeve të vogla me grupe të vogla dhe derë më derë. Është e rëndësishme që mesazhi të jepet, dhe nga ana tjetër shëndeti i qytetarëve të ruhet", tha ajo.

Në vijim të diskutimeve për fushatën ajo ka thënë se gjatë 3 viteve që ndodhet në njësinë 3, ajo ka vënë re një prezencë të opozitës vetëm gjatë fushatës elektorale.

"Për forcat e tjera politike kam qenë rreth 3 vjet në zyrën time elektorale dhe skam vënë re prezencë të opozitës kur s'ka fushatë. Sa i përket PS është prezente, duke e përdorur këtë prezencë në shërbim të qytetarëve", tha deputetja.

Lidhur me apelin e ambasadores Yuri Kim e cila kërkon që partitë politike të kandidojnë figura të pastra në zgjedhjet e 25 prillit, deputetja tha se PS e ka prioritet dhe zbaton ligjin. Këtu shtoi se SHBA e ka mbështetur vendin tonë në të gjitha proceset.

"PS çështjen e pastërtisë së figurës e ka një nga vlerat themelore të saj. Kongresit të PS u kemi kërkuar të gjithë kadidatëve të paraqisnin një formular të dekriminalizmit pavarësisht se skanë qenë subjekte të dekriminalizimit. Ne e kemi bërë këtë për të verifikuar pastërtinë e figurës. Ps e ka prioritare dhe e ka bërë me vepra e jo me fjalë. SHBA na ka mbështetur në reformën në drejtësi dhe në shumë procese që ndihmojnë në forcimin e shtetit ligjor. Çdo thirrje që na çon për reformat është shprehje bashkëpunuese edhe në zbatimin e reformës në drejtësi por edhe të marrjes së një efekti sa më të mirë të reformës", shtoi ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)