Arrestimet pas tërmetit/ PD-Durrës: U kapën cironkat, masakrën urbane e bëri Dako

Arrestimet pas tërmetit/ PD-Durrës: U kapën cironkat, masakrën urbane e bëri Dako


Pas n/kryetarit të PD-së, Edi Paloka ka reaguar edhe kryetari i degës së kësaj force politike në Durrës, Ferdinant Xhaferaj në lidhje me arrestimet që bëri policia për shembjet e godinave pas tërmetit. "Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve  dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria ka investiguar për më  shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti. Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll. Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet. Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për  faktin e thjeshte se është nën  juridiksionin e Ramës" mbyllet reagimi i PD-Durrës.


Lajmi kryesor:

Arrestimet për shembjet nga tërmeti/ Paloka: Rama e nxori Gjushin prapë akullore, u kthye në bashki për të rregulluar ato 'letrat'


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje