Pas kryeministrit Rama për arrestimin e personit të pestë që ka lidhje me grabitjen në Rinas, reagoi edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili paralajmëron të tjera zhvillime në lidhje me këtë dosje.
"Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!" shkruan Lleshaj.
Lajmi kryesor:
Arrestimet për grabitjen në Rinas, Rama-Lleshaj: Rrethi po ngushtohet, goditja vijon











