Pas arrestimit të 14 protestuesve pasi bllokuan hyrje-daljet të Kryeministrisë dhe përplasjeve me policinë disa qytetarë janë mbledhur para Bllokut ë Sigurisë ku kërkojnë lirimin e tyre.

Me flamuj kuqezi ata dëgjohen të thërrasin ‘Lironi shqipet dhe nuk jeni vetëm’.

Mes të arrestuarve janë edhe Edison Lika, Arvina Lleshi, Dritan Goxhaj apo Arben Kola që njihen si organizatorë të tubimeve.

Ndërkohë një natë më parë para rajonit nr.3 ata kërkuan lirimin e tyre me thirrje fyese në kor kundër efektivëve të Policisë dhe Qeverisë.


Lajmi kryesor:

Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)