Adi Çoba ishte një ndër emrat e rëndësishëm të cilët i shpëtuan arrestimit gjatë operacionit të përbashkët mes autoriteteve shqiptare, italiane e belge, me emrin e koduar “Ura” i zhvilluar më 21 maj të vitit të kaluar.
Në 13 muajt që pasuan, duke shijuar lirinë, përpjekjet për arrestimin e tij, nuk kishin reshtur.
“SPAK dhe autoritetet italiane i shtrinë hetimet në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë duke bërë të mundur lokalizimin e tij”.
Çoba, i cili sipas burimeve po survejohej nga afër prej të paktën tre ditësh para arrestimit, ishte lokalizuar në Shkozet, një lokalitet, i cili sipas Prokurorisë së Posaçme është qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, me një veprimtari të shtrirë mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizua në lagjen e tij.
Adi Çoba konsiderohet si një bashkëpunëtor i ngushtë i Ervis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, ende në kërkim.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjet një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane. Pikërisht këto dokumenta, tregojnë sipas Prokurorisë së Posaçme, “lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë”, drejt së cilës ai pritet tanimë të ekstradohet.
Operacioni për arrestimin e tij u organizua dhe ekzekutua nga vetë agjentët e BKH, duke shmangur në këtë mënyrë përfshirjen e Policisë. Në të njejtën ditë, në parlament kreu i SPAK, Klodian Braho kishte paralajmëruar se institucioni që ai drejton po sheh si alternativë që të mund të realizojë vetë kapjen e personave të shpallur në kërkim, teksa e theksonte se nuk e kuptonte pse disa nuk arrestohen.
Vitin e kaluar, operacioni “Ura”, u vlerësua si një nga goditjet më të suksesshme, duke çuar në dhjetëra arrestime, kryesisht në Itali, dhe shkatërrimin e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Durrës dhe 2 nëngrupeve të tjera me qendër në Bari, të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës në Evropë e deri në Amerikën Latine.
Komente










Askund se thone "gjate prangosjes".
Përgjigju