Deklaratat e sotme të kreut të SPAK, Klodian Braho, për çështjen e Belinda Ballukut e kanë lënë të pakënaqur kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ndryshe nga qëndrimi i tij i kahershëm pro SPAK, akuzon Prokurorinë e Posaçme se po zbaton standard të dyfishtë, duke vepruar sipas interesave të Edi Ramës.
“Pse, tani që vetë SPAK ka bërë publik rëndimin e pozitës penale të Belinda Ballukut me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, nuk i drejtohet Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj? Kush po e pengon Prokurorinë e Posaçme të zbatojë ligjin, kur ligji dikton se, me rëndimin e pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit? A ka ndërhyrë Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?", u shpreh Bardhi.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Braho u pyet për vendimin e Kuvendit që rrëzoi kërkesën për arrestimin e Ballukut. Ai tha se imuniteti i deputetit pengon vetëm vendosjen e masës së sigurimit dhe jo zhvillimin e hetimeve, ndërsa pranoi se mungesa e një mase e vështirëson dhe e dëmton hetimin. I pyetur nëse SPAK do t’i drejtohet sërish Kuvendit me një kërkesë të re, Braho u përgjigj se nuk mund të bëjë publike vendimmarrje për çështje që janë ende në hetim, por garantoi se çdo vendim do të mbështetet në ligj dhe në provat e siguruara.
Por Bardhi ngre shqetësimin se në këto kushte, Balluku mund të arratiset dhe me nota sarkazme, e krahasoi SPAKun me prefektin romak të Judesë në kohën e dënimit të Jezusit, për të akuzuar strukturën e posaçme se po i shmanget përgjegjësisë.
“Shpresoj shumë që, në SPAK, të mos jenë duke pritur edhe arratisjen e Belindës dhe më pas të lajnë duart si Ponc Pilati”, deklaron Bardhi.
Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë por pozitat e saj janë rënduar pasi dyshohet se ka kryer edhe veprat penale të korrupsionit dhe të pastrimit të parave.
Deklarata e plotë e Bardhit
SPAK-u ka vendosur politikën përpara ligjit për imunitetin e Belinda Ballukut. Ajo që deklaroi sot drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për çështjen Balluku konfirmon se standardi i dyfishtë për të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit është në veprim. Përndryshe, nuk ka sesi drejtuesi i SPAK-ut të deklarojë sot, nga njëra anë, se “mungesa e një mase e vështirëson një hetim edhe e dëmton atë”, dhe, nga ana tjetër, të mos veprojë në mbrojtje të hetimit duke mos sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres.
Më shumë se mungesa e masës së sigurimit, hetimin dhe drejtësinë e dëmtojnë standardet e dyfishta në sjelljen e Prokurorisë. Është e papranueshme që ligji të sjellë një reagim të Prokurorisë në dhjetor 2025 dhe një reagim tjetër të ndryshëm në qershor 2026.
Në vend që të bëhet bashkëfajtor me Edi Ramën në mbrojtjen antikushtetuese dhe antiligjore të Belinda Ballukut, në kushtet kur, një muaj më parë, SPAK bëri publik sekuestrimin e vilës së fshehur dhe akuzën e re të pritshme të korrupsionit dhe pastrimit të parave, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u detyrohet shqiptarëve disa përgjigje, për të cilat hesht prej një jave:
1. Pse, tani që vetë SPAK ka bërë publik rëndimin e pozitës penale të Belinda Ballukut me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, nuk i drejtohet Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj?
2. Kush po e pengon Prokurorinë e Posaçme të zbatojë ligjin, kur ligji dikton se, me rëndimin e pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit, pikërisht standardi që vetë SPAK vendosi në dhjetor?
3. A ka ndërhyrë Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?Një prokuror i pavarur nuk bën politikë sipas interesave të momentit të Kryeministrit dhe nuk bëhet pjesë e makinacioneve dhe llogarive politike. Një prokuror i mirë zbaton ligjin. Ligji është i njëjti me atë të dhjetorit të kaluar, kur drejtuesi i SPAK deklaroi se “kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit.”
Shpresoj shumë që, në SPAK, të mos jenë duke pritur edhe arratisjen e Belindës dhe më pas të lajnë duart si Ponc Pilati."
Komente











O gore ne burg duhet te shkosh ti o vrases se ti ishe ne krye te ngritjes se nje grupi bazhibozukesh gjasme per voten e lire . Drejtesia nuk shkon me deshirat e vrasesve, iku koha e dum dumanit qe ishte krahu i djathte i saliut .Nuk ka prova arestimet nuk kryhen me dyshime por me prova .
Përgjigju