Arrestimi i Balliut dhe i 10 protestuesve/ Kryemadhi: Rama si Tonton Makutesh! Policët do mbajnë përgjegjësi një nga një

Arrestimi i Balliut dhe i 10 protestuesve/ Kryemadhi: Rama si Tonton Makutesh! Policët do mbajnë përgjegjësi një nga një

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar arrestimin e ish-deputetit Klevis Balliu dhe 9 protestuesve të tjerë, si një tregues që është një nevojë urgjente për një Reformë në Drejtësi, që ajo e quan reale. Në reagimin e saj, Kryemadhi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, sipas së cilës duhet të ishte ai në burg dhe jo këta protestues teksa tha se urrejtja ndaj shqiptarëve është e vetmja gjë që e mban atë në pushtet. Ajo ka "kërcënuar" të gjithë efektivët e uniformave blu, se do të mbajnë përgjegjësi për këtë veprim që ajo e ka quajtur anti-ligjor dhe anti- kushtetues.

"Sonte në mbrëmje Qeveria e PPP dhe e krimit të organizuar rrëmbeu nga familjet e tyre 15 qytetarë.
Numri i arrestimeve dy ditët e fundit shkon në 21 qytetarë të pafajshëm. Kaq shumë shqiptarë të arrestuar. Në dy ditë, për një të drejtë që ua njeh Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, atë të protestës, nuk janë arrestuar as nga juntat ushtarake në botë. Sonte qeveria e Rilindjes ka kthyer Policinë e Shtetit në krah të dhunës ndaj qytetarëve të lirë. Sonte anëtarë të policisë të veshur civilë kanë ushtruar terror tek çdo familje shqiptare me arrestime që na kujtojnë policitë sekrete të diktaturave.

Urrejtja e Edi Ramës ndaj shqiptarëve është i vetmi motiv që e mban në këmbë këtë qeveri. Sonte duhet të ishin në burg Edi, Damiani, Afrimi, “sportelisti” për aferën korruptive të Unazës së Re. Këta që jo vetëm e çuan në 20 milion euro një kilometër rrugë, por patën guximin të falsifikonin edhe dokumentat e tenderit në mënyrën më të pa skrupullt.
Sonte Edi, Damiani dhe shërbëtorët e tyre ngërdheshen, tallen, hargalisen me arrestimet e këtyre qytetarëve, por nesër do të jenë shumë shpejt në bankën e të akuzuarve.
Sonte dhe mbrëmë, qeveria me anë të një ligji antikushtetues, të miratuar në parlamentin monist, ka arrestuar baballarë dhe djem familjesh dhqiptare me halle, që ditën punojnë në mënyrë të ndershme të mbajnë familjet gjallë dhe protestojnë për të mbrojtur në mbrëmje atë që është me e shenjta për çdo njeri me dinjitet, të ardhmen e familjes së tyre.
Dua t’i them çdo kujt që po shkel ligjin, që po kthehet nga polic i shtetit në një anëtar i bandës kriminale të Edi Ramës. Ju jap fjalën që do mbani përgjegjësi deri më një, për këtë dhunë dhe terror që po ushtroni ndaj qytetarëve të Shqipërisë.

Kjo paligjishmëri dhe antikushtetuetshmëri e ligjeve dhe e veprimeve të policisë private të Edi Ramës na e bëjnë akoma më imediate nevojën e Reformës reale në Drejtësi.
Ndërsa armikut të shqiptarëve, Edi Ramës dua t’i kujtoj se me këto veprime prej Tonton Makutesh, nuk mund t’i gjunjëzojë shqiptarët. Paaftësia jote për të qeverisur, makutëria jote për të vjedhur, urrejtja që ke ndaj qytetarëve dinjitarë nuk mund të mbahen me pranga.
Shqiptarët do të të japin shumë shpejt atë që meriton",
u shpreh Kryemadhi.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 protestues janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të diele, pasi kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë, ndërsa janë në hetim 5 protestues të tjerë. 

Postimi i plotë i Kryemadhit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjoni: 14/10/2019 15:17

    Si eshte bajga e Fahrri bajgës ?

    Përgjigju
  • TAM TAM MOJ VROM: 14/10/2019 15:11

    Plera e kombit Shqiptar na sjell në vokopolarin e saj lloi loi fjalësh. Kjo histerike fshatare ordinere mendon se ja ka hedhur. Po i thon një fjale prit o beg se ka henek. Fundërrin e pështir familje ordinere.

    Përgjigju
  • Qytetari: 14/10/2019 13:13

    Bajge grua na hape barkun c'do dite,zhduku nga jetet tona ti dhe yt shoq se jeni bere gazi i botes,plehra qe te dy,monstra.

    Përgjigju
  • raul: 14/10/2019 13:12

    Kur te dale Klevis Krrici i Faros nge burgu merreni kete fytyren me te urryer te planetit dhe dergojeni ca dite tu beje trajnim lristave erotiko-naziskine te Haremit te Jales se ky horri i pd-leshelise ose komandanti i shpellareve te unazes do te ishte i pershtateshem per trupat SS te Fyrherit nga shpirti i zi qe ka demonstruar duke terrorizura Tiranen duke bllokuar rrugen e mijrave qytetareve . Ti moj larasake mos bej poltike me ato qe bllokojne rruget o tu bllokofshin rruget per ne Jale moj sharebajga e leshitlkies , moj Nafije dybeku e xha brahos,,,,e xha brahos , femra me e urryer e shqiptareve,,,,

    Përgjigju
  • Bela: 14/10/2019 11:53

    Jep llogari ti dhe burri yt njehere...plehra.

    Përgjigju
  • Botoxi: 14/10/2019 11:34

    Ik moj trularaske,grua funderrine,nuk pret ky vend asgje te mire nga nje grua ordinere si Monika Kryemadhi.

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/10/2019 10:12

    Ik moj fshatare baj gë e verremosur!

    Përgjigju
  • opioninion: 14/10/2019 10:10

    pse nuk hetoni monike nga prokurori

    Përgjigju
  • Palaço buçe mona: 14/10/2019 07:30

    O fundërrin e kombit Shqiptar ata kok pa lar i kan ato shpia pa leje e para. Po pronarët e tokës çfar duhet të bëj të marin arët kundra kok pa larve.

    Përgjigju
  • Emigrant: 14/10/2019 00:00

    Skane fai policet policet urdherohen nga HELMUESI I POPULLIT LLESHAJ

    Përgjigju
    • Beni: 14/10/2019 09:56

      Ne burg qenat lerojani

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis