Basha sulmon Report TV, Top Channel dhe gazetarët me emër

TIRANË- Gjatë protestës së banorëve të Astirit në Tiranë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi pa arsye televizionet Report TV dhe Top Channel.

Pyetjes së gazetares se përse Lulzim Basha shkeli ligjin duke bllokuar rrugën i ndjekur më pas edhe nga banorët e tjerë, kryedemokrati  iu përgjigj duke sulmuar dhe kërcënuar mediat dhe gazetaret me emër:

"Televizioni qeveritar që paguhet me paratë që u vidhen shqiptarëve, Report TV, dhe jo ty se për gazetarët kam shumë respekt, dua t'i them se shërbimet që i bën hajdutit Edi Rama, i merr të paguara dhjetëfish. Report TV paguhet me lekët që u vidhen këtyre qytetarëve. E drejta e protestës është më e shenjtë se e drejta e Edi Ramës për të vjedhur me Carlo Bolinon. Nuk ka Kod Penal që të ndalojë protestën, vetëm në vendet diktatoriale ndalohet protesta. Prandaj le ta marrin vesh të gjithë, në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës është Edi Rama. Në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës janë ata që vjedhin tek Unaza e re dhe që ndajnë paratë me pronarë të korruptuar mediash, si Carlo Bolino i Report TV dhe media të tjera të korruptuara', tha Basha. 

 Kryedemokrati provoi të shpjegonte përse bllokoi rrugën dhe shkeli ligjin i pari.

"Ka një kërkesë të banorëve për protestë dhe sepse në të drejtën kushtetuese dhe në të drejtën europiane ka një hierarki vlerash, normash dhe ligjesh", u shpreh kryedemokrati.

Sulmi i Bashës vijoi edhe ndaj televizionit tjetër kombëtar Top Channel.

"Por, përtej kësaj, të jeni fare të qartë, ju dhe çdo media qeveritare siç është edhe Top Channel, që hierarkia e vlerave, normave dhe parimeve në një vend nuk mund të ndalojë të drejtën e protestës. E drejta e protestës është e shenjtë. Banorët e kanë njoftuar në mënyrë zyrtare policinë dhe do të vazhdojnë protestën në mbrojtje të së drejtës së tyre më të shenjtë, mbrojtjen e së drejtës së tyre për banesën", tha Basha nga 'Astiri'.

Sipas kryetarit të PD-së parlamenti nuk është legjitim dhe për rrjedhojë ai nuk i njeh ndryshimet e Kodit Penal që kanë ashpërsuar nenin që ndëshkon bllokimin e rrugëve. Basha ka shtuar se nëse do të ishte funksionale Gjykata Kushtetuese ai do ta çonte kodin e ri penal për rishqyrtim.

"Nuk ka asnjë kod të ri penal. Parlamenti nuk i ka votat për një kod penal. Asnjë vendim që merret nga ky parlament ilegjitim, nuk ka legjitimitet. Ky është qëndrimi i opozitës. Natyrisht, po të kishim një Gjykatë Kushtetuese do ta kishte hedhur poshtë çdo ndryshim të bërë nga një cung-parlament, nga një parlament me 82 deputetë, sepse të tjerët janë marioneta të paligjshme dhe anti-kushtetuese", vijoi Basha.

Në fakti bllokimi i rrugëve ka qenë gjithmonë vepër penale, edhe në Kodin e votuar nga Partia Demokratike. Dënimi mbetet i njëjtë, nga gjobë deri në tre vjet burg, dhe i vetmi ndryshim të shtuara pak muaj më parë, është vetëm në një lidhëz, nga “dhe” në “ose”. Me kodin e ri penal, kushdo që vë një pengesë në rrugë, e shkakton ose jo bllokimin e saj, dënohet, ndryshe nga neni i vjetër, ku dënimi me burg ishte vetëm në rastet kur vënia e pengesa shkaktonte detyrimisht edhe ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • London: 14/10/2019 22:28

    O Shqiptar mos felliqni gojen e juaj me keta politikan te korruptuar boll 30 vjet mashtrim te gjithe njesoj

    Përgjigju
  • Debili: 14/10/2019 17:58

    O bashe zhduku nga politika se e qelbe fare

    Përgjigju
  • Xhiku: 14/10/2019 12:08

    O Basha o debil i lindur,largohu nga PD se e shkatrrove perfundimisht o njeri i paafte,o kryehajdut mashtrues.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 14/10/2019 11:43

    protesto, bej politiken tende por sta kemi borxh bllokimin e rrugeve.... njerezit kane punet e tyre dhe duhet te levizin te lire. more vesh o cfare emri te te ve:( se sdua te te shaj...por inteligjenca jote le per te deshiruar...

    Përgjigju
  • Populli: 14/10/2019 11:37

    Me keto zaptues e ndertues te paligjshem do vish ne pushtet,me keta cecene mbas 30 vjet vjen ne pushtet ti o pleher??

    Përgjigju
  • myzeqari: 14/10/2019 11:35

    ku eshte shoqata e gazetareve?Pse ankoheni per Ramen kur leshon ndonjetejkalim per gazetaret dhe nuk prononcoheni per lulezim Bashen apo keni frike nga Saliu se ju heq qafe,ndersa me ramen beni palle shajeni edhe me kusheririn e 14.

    Përgjigju
  • zihni: 14/10/2019 11:22

    po korr rezultatin e djegjes se mandatave sipas ideatorit te Babes u ka ngele ora shume mbrapa

    Përgjigju
  • Kristian: 13/10/2019 23:54

    O sh njeri , o i degjeneruar , o rracderr , o spiun , o halabak , o njeri pa ide vizion ,kelysh bastard

    Përgjigju
  • Kaman: 13/10/2019 23:27

    Akoma nuk zuri mend ky budalla njeri. Cuni Fari balliut eshte frymezuesi ketij injoranti politik e njerezor

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/10/2019 22:32

    Futeni këtë idiote lulushen në birucë

    Përgjigju
  • Plera: 13/10/2019 22:06

    Doni pushtet per te sjelle ""Drejtesine" duke mbrojtur te paligjshmit, uzurpues pronash, plera. Te denohen Bash e Balli sipas ligjit, keshtu te pakten jane 2 me pak nga pisat, qe dhe ne te votojme ndryshe po jo nga "m*** te kalojme ne Pusete". Jo Berish - Bash, Jo Met - Çizme, Jo Ram - Agace

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK