TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar këtë të enjte Ministrisë së Drejtësisë që të nis procedurat për ekstradimin e Behar Bajrit nga Franca, i arrestuar të hënën (4 shtator) në një lokal në Strasburg pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Report Tv mëson se SPAK i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë të gjithë praktikën në lidhje me dosjen, në të cilën përfshihen provat konkrete kundër Bajrit dhe veprat penale për të cilat ai akuzohet. Bashkëngjitur është edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme i arrestit me burg në mungesë për Bajrin.
Ministria, e cila ka për kompetencë të lidh kontaktet përmes letërporosisë me autoritetet franceze ka 40 ditë kohë për të përkthyer dhe kopsitur materialin që më pas të niset drejt Parisit, afat që nis me ditën e arrestimit. Behar Bajri, i cili ka kërkuar azil në Francë që prej vitit 2021 pritet të përdorë çdo praktikë ligjore që përfshinë të drejtat e njeriut për të kundërshtuar ekstradimin e tij drejt Tiranës dhe përballje me drejtësinë për dosjen “Metamorfoza”. Megjithatë, do të jenë gjykatat atje që do të japin fjalën e fundit, proces që mund të zgjas deri në disa muaj deri në vendimin e fundit të të gjitha shkallëve.
Me këtë rast, autoritetet shqiptare janë optimiste për ekstradim pasi vetë Franca disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK biseda të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, biseda të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit.
Në dosjen voluminoze janë të përfshirë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri dhe ish-prokurori Xhevahir Lita. Behar Bajri u arrestua të hënën në ambientet e një lokali, i vetëm. Ai nuk bëri rezistencë dhe iu dorëzua pa kushte policisë franceze, e cila ishte njoftuar nga autoritetet shqiptare për lokalizimin.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.8%
-
Jo
80.9%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 842
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas festës vranë Fatbardh Licin/ E dashura e Safet Bajrit udhëtoi me Astmer Bilalin nga Tirana në Shkodër! E ‘tradhtoi’ sinjali i celularit
14 Mars, 10:24
-
Përkrahu Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e tij
13 Mars, 19:33
-
Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron! Ja gjyqtarja që do vendosë
13 Mars, 15:39
-
Safet Bajri lihet në burg, mohon të ketë lidhje me vrasjen e xhaxhait të Licit! Avokati: Dha analizën e ADN! I komunikohet masa edhe Behar Bajrit e Astmer Bilalit (VENDIMI)
24 Shkurt, 07:41
-
SPAK: Bajrat grup kriminal! Safet Bajri të hënën në GJKKO për vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, do t'i merret kampion ADN-je
22 Shkurt, 12:13
-
SKEDA/ Saga e hakmarrjes së përgjakshme Bajri-Lici që nga 2018! Si nisi me një moto-bombë, 12 vrarë dhe 2 të zhdukur në shtatë vite
21 Shkurt, 16:07
-
SKEDA/ Kush është Behar Bajri, krimet e dyshuara që nga 1999, përfshi vrasjen e të fejuarës dhe si SKY ECC e futi në ‘rrjetë’ me ‘Metamorfozën’
21 Shkurt, 15:21
-
RENEA arreston Safet Bajrin, masë sigurie edhe për krahun e djathtë, Astmer Bilali e kushëririn Behar Bajri! SPAK: Ekzekutuan Fatbardh Licin në 2018, morën hak për vrasjen e ish-policit Bërçana (VIDEO)
21 Shkurt, 12:46
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë, Behar Bajri kërkon largimin e gazetarëve: Më kanë paragjykuar
21 Janar, 15:06
-
Vendimi i Kushtetueses për SkyECC, nis procesi në GJKKO për dosjen ‘Metamorfoza’! Avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë kohë, seanca shtyhet për 21 Janar
7 Janar, 15:35
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
‘Metamorfoza’, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Pëllumb Gjokës e 6 të tjerë
8 Nëntor 2024, 10:36
sa euro pagoi Klent Musabelliu per faljen ne gjyq, 1 mln apo 100.000????
PërgjigjuKlentit vetem po i perdoret emri sepse ndodhet ne burg