1683881159_Screenshot4.jpg

Mediat greke, të cilat po i kushtojnë një vëmendje shumë të madhe arrestimit të Fredi Belerit, thonë se Athina zyrtare ka pasur reagim deri në nivelet më të larta.

Sipas tyre ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.   Më herët, Nikos Dendias kishte njoftuar për këtë çështje kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Po sipas mediave greke bëhet me dije se ministri i Brendshëm i Greqisë ka folur në telefonin me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Belerit, reagon Kryeministri grek: Të lirohet menjëherë dhe të marrë pjesë në zgjedhje! Dendias: Kemi njoftuar BE-në