Arrestimi i Dritan Metajt, ja kush u emërua shef i ri i komisariatit të Kurbinit

Arrestimi si pjesë e grupit kriminal të Gëzim Çelës të shefit të komisariatit Kurbin, Dritan Metaj, provokon ndryshime në këtë komisariat. Report Tv mëson se në krye të këtij komisariati është emëruar Shkëlezen Metushi, i cili deri më tani ka mbajtur postin e shefit të Shqiponjave në DVP Tiranë.

Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit. Thuhet se për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur. Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Arrestimi
Policia e Shtetit zbarkoi mbrëmjen e 9 tetorit 2023  në Fushë Kuqe  për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç arrestimit të kreut të komisariatit Kurbin dhe  shpalljes në kërkim të Gëzim Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.

1697009069_shkzenmetushidritanmetaj.jpg

 

Shkelzen Metushi dhe Dritan Metaj

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)