Sekuestrohet prona e 'baronit të drogës' në lagunën e Patokut! Ndërtesa pa leje e Gëzim Çelës çon pas hekurave zyrtarët e IMT-së

KURBIN- Një hetim 6-mujor në Prokurorinë e Lezhës çoi në arrestimin e drejtuesve në Inspektoriatin e Territorit në Lezhë, ndërkohë që është vendosur nën sekuestro një tjetër ndërtesë pa lejë, e ndërtuar nga baroni i drogës Gëzim Çela.

Një ndërtim pa leje, ngjitur me kompleksin ‘Royal Blu’ të baronit të drogës, Gëzim Çela është vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Lezhës. Report Tv sjell pamjet tregojnë se objekti ishte në ndërtim, ende i papërfunduar.

Ndërtimi biznes, së bashku me Royal Blu vendosur më herët nën sekuestro nga SPAK, ndodhet në zonën e mbrojtur Laguna e Patokut dhe është ndërtuar nga Çela, edhe pse kompania është në emrin e kushëririt të tij, Fatjon Frangaj.

Hetimet nisen 6 muaj më parë nga prokurori i Lezhës Sabri Kastrati, i cili mori indicie nga dëshmia e një të moshuari në gjykatë. I moshuari, që po hetohej për shtesë pa leje kishte deklaruar se ndërtesa e tij ishte e papërfillshme krahasuar me atë ç’ka po ndodhte në lagunën e Patokut. Nga hetimet u zbulua se ndërtimi luksoz në zonën e mbrojtur është ndërtuar pa leje.

Kompleksi turistik i Gëzim Çelës në rrugën kryesore të Patokut duhej të kishte sjellë reagimin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Kurbin, por asnjë inspektor nuk ka bërë kontrolle në territor. Ndaj me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Lezhës caktoi një ditë më parë masën arrest në burg për Kryeinspektorin e Kurbit, Jetmir Muzhika, ndërsa në arrest shtëpie është lënë ish-drejtori i Inspektoriatit të Territorit në Lezhë, Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes. Po kështu u pezulluan nga puna të gjithë inspektorët.

Sa i përket hetimeve për shfrytëzimin pa kriter të inerteve në lumin e Matit, Report Tv mëson se u sekuestruan 13 subjekte që merrnin internete pa dokumentacion dhe inspektorët nuk kishin bërë asnjë kontroll ndaj tyre

Arrestimet 
Më 29 prill 2024 u arrestua drejtori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika. I cili është pezulluar nga detyra së bashku me të gjithë trupën inspektuese të këtij dikasteri. Gjithashtu është caktuar masa e sigurisë "Arrest në Shtëpi", ndaj ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes.Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për "Shpërdorim Detyre", pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar
Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”
-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”
-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
'Baroni drogës' Gëzim Çela ndërtim pa leje, i vihet shiriti ndërtesës ngjitur me 'Royal Blue'! Zyrtarët e IKMT-së s’kryen kontrolle

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e prokurorisë së Lezhës në lidhje me vënien nën akuzë të zyrtareve të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin dhe ish drejtorit te Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini. Në kuadër të këtij procedimi, 13 subjekte qe marrin inerte ne lumin Mat janë venë nen sekuestro preventive, pasi kane rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektoreve qe nuk kane kryer kontrollin.

Ne rastin e ndërtimeve ne Patok, kjo ka ardhur me indicie, pasi ishte dërguar ne gjykate një i moshuar qe po bënte shtese dhe ne seancën gjyqësore ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte mjaft e vogël krahasuar me atë qe po ndodhte ne zone. Për ketë arsye prokuroria nisi hetimet qe kane zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e për pasoje një subjekt lokal në pranë kompleksit Royal Blue në pronësi të baronit te drogës Gëzim Çela ka kaluar ne sekuestro preventive dhe vijojnë hetimet.

Ky objekt po ndërtohet ne rrugën kryesore te Patokut dhe e bën krejt te ekspozueshëm per inspektoret qe duhet te kishin ndërhyrë. Ky fakt ka bere qe te nisin hetimet ndaj zyrtareve te IVMT dhe IKMT për shpërdorim detyre pasi nuk kane kryer kontrollin ne territor ashtu siç është edhe veprimtaria e tyre dhe aq me tepër qe behet fjale për një zone te mbrojtur.

Ora 14:34
Detaje të reja/ Arrestimi i Drejtorit të IMT-së Kurbin se lejuan ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok

 

Detaje të reja në lidhje me arrestimin e drejtorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika, dhe ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes.

Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për "Shpërdorim Detyre", pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

Bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal blue’ në pronësi të Gëzim Çelës, I njohur dhe si baron droge, tashmë prej muajsh i arrestuar.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se kompleksi është në emër të Fatjon Frangajt.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 01/05/2024 09:29

    Aty ska byth te futet policia e shtetit jo me ikmt... duhet te nisen nga tirana qe te hyjne ne patok ... e me renean mbrapa

    Përgjigju
  • Ervis: 30/04/2024 17:00

    Quhet pastrim parash. E nderton paleje Gezimi, lejon qeveria lokale qe jane miq me te, sekuestron prokuroria e konfiskon me pas gjykata, administron qeveria qendrore dhe shet per nje dore para pa e marre vesh njeri dhe kuptohet e ble "biznesi" o Doshi & co o Luca & co: pra serish te Gezimi.

    Përgjigju
  • xxx: 30/04/2024 16:58

    Po ketej nga Shushica kur do kalojne per nje kontroll, shfrytezimi i lumit ne territorin e njesise Administrative Shushuice, vazhdon me ritem te larte dhe pse nga janari hyri ne pjesen e parkut kombetar te Vjoses si pjese e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd