Pranga shefit të komisaratit në Kurbin, pjesë e grupit të trafikantëve të drogës! Në kërkim ‘baroni’ Gëzim Çelaj e 2 të tjerë! Në gusht dogjën velierën me kanabis

Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit u arrestua këtë të hënë me urdhër të SPAK, si i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, Gëzim Çelaj, në zonën e Fushë Kuqes, i shpallur në kërkim. Policia e Shtetit zbarkoi në këtë zonë për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç kreut të komisariatit Kurbin dhe Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për media bëri me dije se në Fushë Kuqe vijon operacioni për sekuestrimin e pronave në kuadër të këtij operacioni.

'Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.'- tha Rrumbullaku

Dritan Metaj, i arrestuar dhe 3 të tjerët të shpallur në kërkim janë nën akuzë për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale  dhe grupi i strukturuar kriminal”, dhe për ta Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në operacionin “Flakë në Det” të 15 gushtit u arrestuan 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas, të cilët u kapen në mjetin e vogël lundrues, në afërsi të velierës, të cilës i kishin vënë zjarrin. Ata, sapo panw Policinw, i vunë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi, tentuan të largohen, por u kapën në flagrancë. Në të njëjtën kohë të ndërhyrjes nga deti, “RENEA” ndërhyri nga toka, në një lokal në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa persona që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. Megaoperacioni sapo mjeti lundrues nga laguna e Patokut u nis në drejtimin jug-perëndim. Gjatë megaoperacionit “Flakë në Det” u sekuestruan 2 pistoleta, municion luftarak, shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera, bashkë me 23 kg cannabis sativa e gjetur në det, pranë vendit ku u dogj veliera dhe një gomone, bashkë me GPS.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” të ndërmarrë në gusht 2023 u arrestuan:

  1. Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  
  2. Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; 
  3. Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; 
  4. Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
  5. Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; 
  6. Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Kush është Gëzim Çelaj:

Gëzim Çelaj akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.

Aktiviteti i Çelës ka nisur pak më herët se në vitin 2014 kur në bashkëpunim me persona nga Kosova kanë krijuar një rrjet të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Kosovës dhe Shqipërisë për ta shpërndarë më pas në të gjithë Europën dhe më tej.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Arrestimi i shefit të Komisariatit të Kurbinit, ministri Balla: Nuk do të ndalim vetë-pastrimin e policisë

1696498110_1696497542balla.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e sotëm të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut për goditjen e një grupi kriminal, ku i dyshuar është dhe një oficer i lartë policie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla e konsideron vetë-pastrimin e të inkriminuave në radhët blu si një proces kyç, në luftën ndaj paligjshmërisë.

"Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar sot pasdite Shefin e Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili dyshohet për bashkëpunim me drejtuesit e një grupi kriminal, ndaj të cilëve janë lëshuar gjithashtu urdhra arresti. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit", shkruan Balla në rrjetet sociale pak minuta pas operacionit të bujshëm, detajet e të cilit u bënë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Ora 19:58
Policia zbarkon në vilën e Gëzim Çelës në Fushë Kuqe! VIDEO nga aksioni i SPAK në shtëpinë e ‘baronit të drogës’

 

Këto janë pamje të shkëpturua nga operacioni i SPAK ‘Flakë në det’ ku u bastis banesa dhe resorti i Gëzim Çelës i konsideruar si ‘baron i drogës’.

Ora 19:20
Po shkëmbenin kokainën me kanabis në det të hapur, si u godit grupi i trafikantëve në Kurbin! 6 të arrestuar, mes tyre 2 ukrainas dhe ish-shefi i policisë

6 trafikantë mes tyre 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas, ranë në pranga të policisë nga një operacion ndërkombëtar anti-drogë i zhvilluar më (15 gusht 2023) në qarkun e Lezhës, në det të hapur (Adriatik), rreth 18 milje larg Lagunës së Patokut.

Policia goditi trafikantët e drogës të cilët po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të kokainës me kanabis, në mes të detit Adriatik dhe vuri në pranga shtetasit Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef policie; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, nipi i Gëzim Çelës i njohur si ‘baroni i kokainës’ i cili sot u shpall në kërkim.

Në pranga ranë edhe Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë dhe Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu u arrestuan edhe dy shtetas nga Ukrania Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç. Dy ukrainasit të cilët udhëtonin me velierën me drogë, ishin nisur nga Mali i Zi. Ata i vunë flakën velierës dhe tentuan të ikin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan. Në det policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos veliera e djegur. 

Si u zhvillua operacioni në det të hapur ku do të shkëmbehej droga
Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza. Në një konferencë për mediat zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë re lëvizjën me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike. 

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë. 

Operacioni zhvillohej paralelisht edhe në tokë në zonën e Kurbinit
Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. 

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Çfarë u sekuestrua
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;  
200 fishekë pistolete model 54;  
një automjet tip “Audi”; 
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;  
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;  
Sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in; 

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; 
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; 
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; 
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Ora 19:06
U arrestua sot nga operacioni i SPAK, Report Tv siguron foton e shefit të komisariatit të Laçit

1696871147_dritanmetaj.jpg

Personi që shihni në foto është Dritan Metaj, i vetmi i arrestuar nga vijmësia e operacionit të koduar ‘Flakë në det’ ditën e sotme ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Metaj është shef i komisariatit të Laçit i lidhur me bandën në zonën e Fushë Kuqes. 

Ora 18:54
Aksioni i SPAK/ Rrumbullaku: Po punohet për sekuestrimin e pasurive të 3 trafikantëve! (EMRAT)

1696869969_rrumbullaku.jpg

Kryepolici Rrumbullaku ka informuar se SPAK po vijon operacionin për të sekuestruar pasuritë e 3 personave. Bëhet fjalë për pasuritë e Gëzim Çelës, Nderim Çelës dhe Arlind Ismajlukajt.

‘Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.
Megaoperacioni ”Flakë në det”, hetimet e kryera dhe veprimet e sotme, konfirmojnë vendosmërinë e Policisë, për të luftuar në bashkëpunim me partnerët krimine  organizuar, por edhe përforcojnë këmbënguljen tonë për t’u vetëpastruar nga çdo individ, i cili uniformën e Policisë e përdor në shkelje të betimit të tij, duke mos i shërbyer shërbyer ligjit, shoqërisë, mbrojtjes së jetës dhe të drejtave të qytetarëve.
Duke përfituar nga rasti, i bëj thirrje çdo qytetari, që të mos hezitojë të informojë për çdo veprim të punonjësve të Policisë në shkelje të detyrës, pasi vetëpastrimi në radhët e Policisë së Shtetit, nuk është për ne një fushatë, por një prioritet dhe një proces i pandërprerë për të ndërtuar një Polici me integritet të lartë moral e profesional, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor.
Siguroj qytetarët se Policia e Shtetit, është maskimalisht e vendosur për të luftuar me forcën e ligjit çdo fenomen kriminal që cenon rendin dhe sigurinë publike, si dhe jetën dhe pronën e qytetarëve. 
Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm  si dhe me  agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijojnë operacionet për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. ‘- tha ai.

Ora 18:51
Operacioni 'Flakë në det' , Rrumbullaku: Eshtë i dokumentuar roli i shefit të komisariatit të Laçit në mbështetje të grupit kriminal

 

Drejtori i përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku deklaroi se është provuar që shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta në grupin e strukturuar kriminal.

"Kemi një vendim të Gjykatës të Posaçme, gjithçka që është vënë në dispozicion të prokurorëve do të thotë që kemi dokumentuar të gjithë rolin dhe përfshirjen e tij në mbështetje të grupit të strukturuar kriminal. Për hollësi të mëtejshme ia lëmë hetimit" tha Rrumbullaku.

Ndërkohë mohon mundësinë e dekonspirimit të operacionit

“Nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj dekonspirimi të informacioneve apo hetimit lidhur me kapjen e personave të kërkuar" garantoi Rrumbullaku

Ora 18:47
Operacioni ‘Flakë në Det’, Rrumbullaku: Arrestohet shefi i policisë në Laç! Në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guza, janë jashtë Shqipërisë

 

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se në kuadër të operacionit 'Flakë në Det' janë shpallur në kërkim Gëzim Çela banues në Fushë-Kuqe, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guza banues në Durrës. Sipas Rrumbullakut të tre ndodhen jashtë vendit.


'Në vijim të hetimeve intensive dhe të pandërprera në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle  dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit: Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë;  Roland Guza, banues në Durrës;  Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.'- tha Rrumbullaku.

Ora 18:39
U arrestua sot nga operacioni i SPAK, kush është shefi i komisariatit të Kurbinit (EMRI)

1696869612_034751d2cfc7c5b036f4a55856e08165.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se mes të arrestuarve është vënë në pranga edhe ish shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj.

'Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, konferencë për shtyp, mbi rezultatet e hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit  policor të koduar “Flakë në det”, i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët, më datë 15.08.2023.

Përshëndetje,

Jam sot këtu për të bërë prezente rezultatet e hetimeve të thelluara të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det”, për goditjen e një rasti të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, rezultate të cilat dëshmojnë as më shumë e as më pak, por atë që kemi demonstruar vazhdimisht, vendosmërinë tonë në luftën kundër krimit dhe veçanërisht formave të organizuara të tij.

Fillimisht, dua t’ju sjell në vëmëndje dinamikën e megaoperacionit “Flakë në det”, i cili u organizua në bazë të inteligjencës policore dhe u realizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, GDF-në, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe FRONTEX-in.

Në vijim të punës për goditjen e grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit që në fillim të këtij viti, ka shtuar masat për monitorimin në terren, duke përdorur të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore që ka në dispozicion.

Në përmbushje të këtij prioriteti dhe në zbatim të motos “Kufij të pakalueshëm për krimin e organizuar”, u zhvillua dhe u finalizua dhe megaoperacioni policor “Flakë në det”.

Megaoperacioni filloi menjëherë pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen e një mjeti lundrues të shpejtë, nga laguna e Patokut, në drejtimin jug-perëndim. Ky mjet lundrues ka kontaktuar  në det në një distancë  12 milje një tjetër mjet lundrues tip Velierë, dhe dyshohet se shtetasit në këto 2 mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në megaoperacion u përfshinë avionët e FRONTEX-it, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjete të GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e velierës.

 Shtetasit që ndodheshin në velierë, sapo kanë konstatuar se ishin të rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi, kanë tentuar të largohen, por janë kapur në flagrancë.

Në të njëjtën kohë kur u nderhy nga deti, Forcat Speciale “RENEA” ndërhynë nga toka, në ambientet e një lokali në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. 

Në vijim, u shoqëruan në Polici dhe u arrestuan 4 shtetas shqiptar dhe 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapen në mjetin e vogël lundrues, në afërsi të velierës, të cilës i kishin vënë zjarrin.

Në cilësinë e provës materiale,  gjatë megaoperacionit “Flakë në det” u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash, në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera.

Gjithashtu, u sekuestruan një sasi prej 23 kg lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS.

Në vijim të hetimeve intensive dhe të pandërprera në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle  dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit:

Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe;

Arben Dalipaj, banues në Vlorë; 

Roland Guza, banues në Durrës; 

Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. 

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.

Megaoperacioni ”Flakë në det”, hetimet e kryera dhe veprimet e sotme, konfirmojnë vendosmërinë e Policisë, për të luftuar në bashkëpunim me partnerët krimine  organizuar, por edhe përforcojnë këmbënguljen tonë për t’u vetëpastruar nga çdo individ, i cili uniformën e Policisë e përdor në shkelje të betimit të tij, duke mos i shërbyer shërbyer ligjit, shoqërisë, mbrojtjes së jetës dhe të drejtave të qytetarëve.

Duke përfituar nga rasti, i bëj thirrje çdo qytetari, që të mos hezitojë të informojë për çdo veprim të punonjësve të Policisë në shkelje të detyrës, pasi vetëpastrimi në radhët e Policisë së Shtetit, nuk është për ne një fushatë, por një prioritet dhe një proces i pandërprerë për të ndërtuar një Polici me integritet të lartë moral e profesional, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor.

Siguroj qytetarët se Policia e Shtetit, është maskimalisht e vendosur për të luftuar me forcën e ligjit çdo fenomen kriminal që cenon rendin dhe sigurinë publike, si dhe jetën dhe pronën e qytetarëve. 

Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm  si dhe me  agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijojnë operacionet për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.'- njofton policia.

Ora 18:35
Kush është Gëzim Çela, nga oficer i forcave speciale në ‘baron droge’! 30 vjet në krime! SPAK i bastisi sot banesën e resortin

 

Forca të shumta të policisë dhe SPAK kanë rrethuar banesën dhe lokalin në Fushë-Kuqe të Gëzim Çelës, ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. 

Por kush është është Gëzim Çela

Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015,  Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit të drogës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Kurse gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe u gjetën 18 kiliogramë heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa. Si dhe u sekuestruan 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte.

Kur mbërrinte në Shqipëri droga dërgohej në shtëpinë e Gëzim Çelës, në Fushe Kuqe. Nga ku kishte si destinacion final vendet e Perëndimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Çelës, policia ka mundur të sekuestrojë 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.

Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge.

Para 1997-ës, Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale

 1696870510_finalprojekt.00041010.Still079.jpg

Gëzim Çela
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piro: 10/10/2023 13:34

    Z. Minister duhet te heqe te parin Muhametin nga Policia. Ai i di shume mire problemet ketij lloj drejtori. Ai e di shume mire me cfare merren djemte e tij. Eshte me mire ta largoje nga Policia, sesa ta mbaje peng nga problemet qe ka. Dhe ne pak dite vete Muhameti bie brenda....

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjikë: 10/10/2023 09:36

    Duhet urgjent të bëhet vetingu në polici, ata jan kriminela po ashtu sa kriminelat.

    Përgjigju
  • Lame: 10/10/2023 02:46

    Kaq shume zhurme ...per 23 kg kanabis! Nje dekade me pare, para se Rama te niste minimin e Prokurorise per Krime te Renda, dhe me pas te gjithe sistemin e drejtesise, per "riformatim", dora e zeze e Besos se Taivanit ose financuesit rilindas, Pajtim Braçaj, dhe i vllai Ajet Sulaj u kapen po ne Durres jo me 20 kg por 1 ton kanabis! Nuk doli as Kryeministri, Ministri jo jo apo Drejtori "rrumllak" i kohes. Qene te heshtur ne publik por te zhurmshem ne falsifikimet e aseteve ne QKR nga frika e konfisikimeve. Shkurt: nje shtet i tere ne funksion te krimit te organizuar. Sot, tregojne prralla me Gezo Celen, qe edhe dhembet i kane rene.

    Përgjigju
  • Polic #: 09/10/2023 20:59

    Duhet të hetohet mekanizmi që emëroi këtë anonim shef komisariati. Nëse ka futur hundët politika atëherë të hetohet edhe ajo. Çdo emërim po na del me prapavijë kriminale ose politike! Duhet të shkatërrohet kjo mënyrë e menaxhimit të policisë sa nuk është shumë vonë sepse vonë duhet që është....

    Përgjigju
    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 09/10/2023 21:51

      Ta tem une nje shembull: drejtoti i policise ne Fier, Lorenc Panganika, sponsorizohet nga krimi i organizuar.

  • 313: 09/10/2023 20:43

    I bej thirrje ministrit te dali tna kerkoj falje se na genjeu kur tha qe operacioni ishte nga DEA

    Përgjigju
  • Laci: 09/10/2023 19:40

    Itash e moret vesht se dritan meta asht i lidhur me bandat e ban tana te zezat? E din gjith bota von u kujtuat

    Përgjigju
  • Enver: 09/10/2023 19:27

    Nuk ka shanc po te mos jete nje nga rrallet e Policis qe nuk bashkpunojne me trafikantet!

    Përgjigju
  • Lacjani: 09/10/2023 18:56

    Gzimit i rruni bythen se ka 20 vjet ne kyt zanat

    Përgjigju
    • Arioni: 09/10/2023 21:23

      Po hajdari po dhe ti bashk me te te jesh tja rruash hajdar

  • Trolli: 09/10/2023 18:53

    Po k po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin