SHKODËR - Ambasadorja belge Anick Van Calster ka komentuar nga Shkodra kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku, në lidhje me akuzën për vrasjen e një shqiptari në Bruksel në vitin 1999.
 
Ambasadorja tha se kjo është një cështje e brendshme që tashmë i përket drejtësisë shqiptare, por sipas saj është i rëndësishëm fakti që deputeti është vënë para organeve të drejtësisë dhe çështja është në dorë të gjykatës.
 
“Unë mendoj se i vetmi koment që kam është se Shqipëria është një vend kandidat në Bashkimin Evropian. Unë nuk mund të them asgjë në lidhje me çështjen gjyqësore se si po shkon, por ne shpresojmë dhe jemi të sigurt që jemi në rrugën ku do të ndiqen rregullat e ligjit sepse rregullat e ligjet janë shumë të rëndësishme”, u shpreh ajo.
 
Deklarata e ambasadores Calster u bë gjatë një vizite në bizneset fasone në Shkodër, qytet ku deputeti Mark Frroku fitoi mandatin në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës.  

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)