Arrestimi i Fullanit, Rama takon
Nishanin e anëtarët e Këshillit të BSH

Arrestimi i Fullanit, Rama takon<br />Nishanin e anëtarët e Këshillit të BSH
TIRANE - Zhvillimet e fundit në Bankën e Shqipërisë, të kulmuara deri më tani me arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani, kanë bërë që kryeministri Edi Rama të takojë kreun e shtetit si dhë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të bankës qendrore.
 
Në thelb të takimeve kanë qenë hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për normalizimin e situatës në institucionin më të lartë financiar në vend.
 
Takimin e parë kreu i qeverisë e zhvilloi me presidentin Nishani, ndërsa është takuar më tej edhe me zv.guvernatoren e Parë Elisabeta Golemi, e cila sipas ligjit të BSH-së zë vendin e Fullanit, në kushtet kur ai është në pamundësi për të ushtruar detyrën.
 
Arrestimi i Fullanit, Rama te Nishani: Të sigurohet qëndrueshmëria e Bankës
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Rama ka ndarë me kreun e shtetit pikëpamjet për situatën e re në Bankën e Shqipërisë.
 
Pikëpamjet e tyre kanë qënë plotesisht konvergjente lidhur me domosdoshmerinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës së Shqipërisë.
 
“Ne çdo hap të mëtejshem drejt normalizimit duhet mbajtur parasysh, qoftë forcimi i pavarësisë se institucionit qoftë garantimi i standardeve me të larta të profesionit”, theksohet në njoftimin nga Kryeministria.

 Sipas ligjit për Bankën e Shqipërisë, është kryeministri që i propozon një emër presidentit për guvernator dhe pas miratimit nga ky i fundit është parlamenti që jep aprovimin përfundimtar.
 
Rama me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës
Më tej, Rama ka vazhduar kontaktet e drejtëpërdrejta me disa prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar si edhe me domosdoshmërinë e vazhdimit të funskionimit normal të institucionit.

Po ashtu Ramë është takuar edhe me të ngarkuaren prej Këshillit Mbikëqyrës si guvernatore në detyrë, zonjën Elizabeta Gjoni, për t'i shprehur qëndrimin e qeverisë e të shumicës qeverisëse në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe të ekipit të teknicienëve të institucionit, respekti për profesionalizmin e mirënjohur të të cilëve mbetet i palëkundur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë.
 
Kryeministri ka shprehur besimin se Banka e Shqipërisë do të dalë më e fortë, më e sigurtë dhe më transparente nga ky proces i vështirë, por i shëndetshëm ndryshimi, në një kohë kur sistemi bankar në tërësi është solid e në rritje të ndjeshme.


Rama dje takoi perfaqesuesit e FMN-se
Një ditë më parë shefi i qeverisë njoftoi se ka kontaktuar tashmë ekspertë vendas e të huaj, ndërsa është takuar me përfaqësues të FMN-së dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Ndër të tjera, në njoftimin për shtyp Rama shpreh mbështetjen për prokurorinë në kryerjen e hetimeve, si dhe garanton ruajtjen e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.

“Mbështetje prokurorisë dhe drejtësisë për të kryer deri në fund detyrën. Garantojmë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, situata në të cilën do të kapërcehet me autoritet të plotë moral dhe profesional. BSH do të dalë nga kjo situatë më e fortë moralisht, profesionalisht dhe më e pavarur. Shpreh respekt dhe mbështetje për të gjithë teknicienët e BSH. Kjo situatë nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen”, thotë Rama.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën