TIRANË- Delegacioni i BE në Tiranë nuk komenton gjatë mbi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Arrestimi i tij me forcë ngjalli edhe polemika të shumta sidomos në radhët e Partisë së Lirisë, të cilët përpos se e quajnë rrëmbim politik, akuza kanë hedhur edhe ndaj efektivëve të policisë duke i quajtur grup terrorist me maska që rrëmbyen ish-presidentin në mes të ditës.
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, delegacioni i Bashkimit Europian thotë prerë se “Nuk komentojmë çështje në hetim”.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ndaj tij rëndojnë tre akuza pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash. Po të njëjtat vepra penale rëndojnë ndaj bashkëshortes Monika Kryemadhi, ndaj së cilës është caktuar masa detyrim paraqitjeje.







Komente
Komento