Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, në kërkim edhe pronari i ‘Golden’, Altin Hajri! Pas vrasjes së Prengës, ish-deputeti e ndihmoi me ndërhyrje në institucione dhe lëvizjet e policisë

DURRËS- Me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme u arrestua ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet për lidhje me grupet kriminale. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për Altin Hajrin, pronari i kompleksit Gloden në Shijak, i cili prej katër vitesh rezulton në kërkim si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në janar 2020. Hajri dhe vëllai i tij kanë qenë të hetuar në Itali dhe akuzuar për narkotrafik dhe organizatë kriminale.

Në pranga mbrëmjen e 20 tetorit ra edhe Ahmet Masha, kunati i vëllait të ish-deputetit të PS. Burimet i thanë Report Tv se Çyrbja dyshohet se informuar Altin Hajrin për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës. Gjithçka është zbuluar nga komunikimet në platformën e koduar SKY ECC, që ka shërbyer si provë, bashkë me materiale të tjera të siguruara nga prokurorët.

Çyrbja ka qenë deputet i PS gjatë kohës që informonte Hajrin. Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës ka ndodhur më 17 janar 2020, kohë kur dyshohet se ish-deputeti socialist e ka strehuar në banesë. Çyrbja është zgjedhur deputet në 2017 në qarkun e Durrësit, kur ishte edhe i treti në listë dhe dorëzoi mandatin më 9 tetor 2024.  

Ndërkohë, policia dhe agjentët e BKH nuk ekzekutuan dot masën ndaj Altin Hajrit, pasi nuk u gjet gjatë kontrolleve të djeshme, ndërkohë që ai rezulton në kërkim prej 4 vitesh. Hajrit kështu i shtohet një masë sigurie e re dhe bëhet kështu personi i tretë i dosjes ‘Çyrbja’ dhe SPAK pritet të sqarojë detaje të tjera shtesë për pozicionin e tij në çështje dhe lidhjet me ish-deputetin socialist të qarkut Durrës.

Akuzat ndaj Çyrbjes dhe arrestimi i Mashës

Çyrbja akuzohet për "Korrupsion aktiv zgjedhor", "Përkrahje e autorit të krimit" dhe "Tregtimi i sekretit shtetëror". GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, e cila u ekzekutua një ditë më parë, 20 tetor 2024, në qytetin e Durrësit. Kanë qenë bisedat në Sky ECC që kanë fundosur ish-deputetin e PS, por priten ende detaje të reja nga dosja. 

Bashkë me të u arrestua mbrëmë edhe Ahmet Masha, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë, njëherazi edhe kunati i vëllait të Çyrbjes. Në vitin 2013, Masha është dënuar me 100 mijë lekë të rinj gjobë për naftë kontrabandë në Portin e Durrësit. Ndërkohë, në 2019 Masha është marrë në pyetje nga Policia e Durrësit lidhur me atentatin ndaj Plaurent Dervishajt dhe dy miqve të tij. 43 plumba kallashnikovi u derdhën drejt tyre, por të 3 shpëtuan. 

Çyrbja i pandehur edhe për një çështje tjetër

Më 11 tetor 2024, Çyrbja u mor i pandehur nga SPAK për "shpërdorim detyre" gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit, çështje që nuk ka lidhje me arrestimin. Në këtë çështje, Çyrbja u kallëzua nga deputeti i PD-së Edi Paloka gjatë fushatës elektorale të 2021 dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës

Kujtojmë se në shtator të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit. Ky i fundit akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, më 17 janar të vitit 2020. Hajri është gjykuar në mungesë, pasi nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij, bashkë me Gramoz Rexhepin dhe Dritan Funiqin, të tre të cilësuar si organizatorë të rrëmbimit, me motiv konfliktet për shkak të grabitjes së një sasie me 260 kg kokainë në Angli, nga vëllai i Janit.

Trupi i këtij të fundit nuk është gjendur ende dhe cilësohet i vdekur, pasi dyshohet se u torturua për vdekje në ambientet e kompleksit “Golden” pas rrëmbimit dhe më pas trupi u zhduk. Kompleksi është në pronësi të familjes Hajri. Ndërkohë grupi është ndarë në disa pjesë. Më herët gjykata ka dënuar për vrasjen e Prengës me burg përjetë kopshtarin Festim Bixhdilin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Report Tv siguron pamjet nga arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Momenti i shoqërimit në komisariat me pranga në duar (VIDEO)

Një ditë pas arrestimit të ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja, janë bërë publike pamjet e momentit kur ai shoqërohet nga efektivët pas ekzekutimit të urdhërarrestit të firmosur nga SPAK.

Report Tv përcjellë videon kur dy efektivë të policisë shoqërojnë ish deputetin socialist me pranga në duar dhe kokën e ulur brenda në ambientet e policisë (20 tetor 2024) 

Jurgis Çyrbja akuzohet nga SPAK se ka shfrytëzuar pozitën e tij si deputet i Kuvendit për të ndihmuar dhe informuar Altin Hajrin, një personazh i njohur i botës së krimit, pronar i kompleks super luksoz ‘Golden’ në Shijak dhe në kërkim prej 4 vitesh për vrasjen e Jan Prengës.

SPAK thotë se Çyrbja dhe Hajri kishin miqësi me njëri-tjetrin dhe si deputet Çyrbja ka ndërhyrë në agjencitë e zbatimit të ligjit për t’i ofruar informacione dhe favorizime Hajrit, një person në kërkim për 4 vepra të rënda penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

 

Ora 10:40
Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, avokatja tërheq në GJKKO materialet hetimore! Deklaron se nuk është marrë asnjëherë në pyetje për çështjen (VIDEO)

Teksa SPAK ndodhet në kulmin e intensitetit për hetimin e dosjes ku ka të arrestuar ish-deputetin socialist të qarkut Durrës, Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe të kërkuarin Altin Hajri, pala mbrojtëse e të dyshuarve ka qenë prezentë sot në ndjekjen e procedurave.

Avokatja e ish-deputetit, Bruna Kullolli, u pa në institucionin e akuzës, ku tërhoqi mëngjesin e kësaj të hëne (21 Tetor) materialet hetimore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Sipas saj, Çyrbja nuk është marrë asnjëherë në pyetje lidhur me çështjen për të cilën SPAK lëshoi mandat arresti ndaj tij.

Ndaj ish-ligjvënësit rëndojnë 3 akuza të rënda; tregtimi i sekretit shtetëror, përkrahja e autorit të krimit dhe korrupsion zgjedhor.

Këto akuza janë nxjerrë pas verifikimeve dhe hetimeve të komunikimeve të Çyrbjas në platformën e koduar SKY ECC dhe lidhjet që kishte me një grup kriminal në Durrës, duke u bërë shkak edhe për dekonspirimin e operacioneve policore.

1729499806_avokatajaecyrbes.jpg

Avokatja e ish-deputetit Çyrbja, sot në GJKKO
Ora 10:18
Sky ECC ‘fundos’ ish-deputetin e PS, burime: Çyrbja dyshohet se ndikoi që të futej në listë të sigurt për deputet në 2021

1729443917_jurgisyrbja.png

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi sjell detaje të reja nga arrestimi i ish-deputetit të PS, Jurgis Çurbja, ndaj të cilit rëndojnë 3 akuza "Korrupsion aktiv zgjedhor", "Përkrahje e autorit të krimit" dhe "Tregtimi i sekretit shtetëror".

Burimet thonë se Çyrbja dyshohet se ka ndikuar për të qenë në listë të sigurt për deputet në vitin 2021. Ende nuk ka shumë detaje, ndërsa pritet një njoftim zyrtar i SPAK.

Po ashtu, burimet thonë se ishte Ahmet Masha dyshohet se ka blerë vota për Jurgis Çyrbjen në 2021. Ai u arrestua bashkë me Çyrbjen, ndërkohë që rezulton se është edhe kunati i vëllait të ish-deputetit.

Burimet bëjnë me dije se për këtë çështje priten masa të tjera arresti. Ndërkohë, Çyrbja është në akuzë edhe për "Përkrahje e autorit të krimit", pasi dyshohet se ka strehuar në banesë Altin Hajrin, pas vrasjes së Jan Prengës në janar 2020.

Për akuzën e tretë, tregtim i sekretit shtetëror, pritet që SPAK të japë më shumë detaje, por mund të lidhet edhe me faktin që Çyrbja ka qenë pjesë e Komisionit të Sigurisë në Kuvend. Gjithçka dyshohet se është zbuluar nga bisedat në Sky ECC.

Ora 09:25
FOTO/ Ky është kompleksi luksoz ‘Golden’ i Altin Hajrit! Prej katër vitesh në kërkim, u strehua nga Çyrbja pas vrasjes së Jan Prengës

Një kompleks super luksoz është ai në pronësi të Altin Hajrit dhe vëllait të tij, Emiliano. Në këtë kompleks super luksoz dyshohet se u vra Jan Prenga më 17 janar 2020. Çështja rikthehet edhe njëherë në vëmendje, pas arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës. 

Ky i fundit dyshohet se ka strehuar Altin Hajrin në banesën e tij, si edhe në banesa të tjera, pas vrasjes së Jan Prengës. Hajri rezulton në kërkim prej 4 vitesh dhe as në kontrollet e djeshme që ushtroi policia dhe agjentët e BKH nuk u gjet.

Shqiptarja.com ju sjell një galeri fotosh nga ky kompleks që ndodhet në Shijak.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/10/2024 23:51

    Dhe Cyrbja ishte pjese e Kom.Sig.te Kuvendit,u shiti sekrete gangove te rendomte,por mund t'ua kishte shitur dhe ndonje shteti te huaj,sekretin e duhur! Si shpjegohet qe /Golden/ eshte akoma i pa konfiskuar?! Me /donacione bamiresish/ e kane ngritur?!

    Përgjigju
  • Njeri shembullor: 21/10/2024 16:12

    Te zbulosh biseda qe vertetojne mbrojtje per persona te caktuar, qe mund te kesh miqesi nuk te ben kriminel. Deputeti Çyrbja eshte i vetmi deputet qe ka qene prane cdo banori te zones se Durresit, pavaresisht bindjeve politike qe kishin. Merruni me kokat e krimit, jo me deputetin qe e bete viktime te terrenit te kalbur. Deputet i tille si Juri nuk i vjen me Durresit per nga vlerat njerezore qe ka.

    Përgjigju
  • E di une: 21/10/2024 11:41

    Jan gjithe shpifje e propagande e saliut dhe gaz Bardhit. Duhet te hetohen ata per lidhjet me krimin.

    Përgjigju
  • Luli: 21/10/2024 10:00

    Kto jan deputet kriminela do bej hajr ky vend rraca e keqe

    Përgjigju
  • Mara emigrante në Itali: 21/10/2024 09:43

    Këto janë të gjitha shpifje të njerëzve me pushtet si Berisha dhe Salianji që po vjedhin lekët e shqiptarëve

    Përgjigju
    • Deputeti: 21/10/2024 10:59

      Ik moj rrobqire tru pule, ai ka dal me emer e mbiemer ti thua shpifje ,te qift banda e zani caushit ty plehre.

  • Lindi: 21/10/2024 09:29

    Deputet kriminel. Pse nuk përzgjidhet deputet një mjek, një profesor apo inxhinier po drejtorë nga fusha të kompromentuara? Sepse është presioni i krimit për të pushtuar politikën dhe nevojë e politikës për lekun.

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/10/2024 08:40

    Po pse i beni keto gjerat mbrapa krahave te kryeministrit. Ai lodhet per ne, ska kohe te kujdeset as per veten e vet ju beni nga keto pislliqe, jo grup i strukturuar kriminal, jo vrasje personash, jo tregtim sekretesh, jo korrupsion. Mjaft me, mendoni pak per sakrificen e tij se po tretet per ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana