SHIJAK- Vihen në pranga dy të dyshuar për pengmarrjen 10 ditë më parë në Kamëz, ndërsa ka dyshime të forta të policisë, se Jan Prenga, i marrë peng, mund të jetë vrarë nga vëllezërit Altin dhe Leonard Hajri dhe djali i xhaxhait të tyre.
Leonard Hajri u arrestua ditën e sotme pas aksionit të Policisë dhe forcave RENEA në zonën e Shijakut, në një kompleks "Golden" në pronësi të tij dhe të vëllait Altin Hajri, ky i fundit i shpallur në kërkim. Në pranga ra edhe djali i tyre i xhaxhait, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat për "rrëmbim personi" dhe "vrasje me paramendim". Policia kishte dyshime se Prenga mbahej peng pranë këtij kompleksi për evente, ndërsa raportohet se në kompleksin e tyre u sekuestruan edhe tre armë zjarri.
Por si shkoi policia në gjurmët e tyre?
Shqiptarja.com mëson se nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në këtë kompleks, Jan Prenga është parë të nxirret nga një makinë dhe të futet me forcë në ambientet e kompleksit "Golden" në pronësi të vëllezërve Hajri. Por gjatë aksionit, policia nuk e ka gjetur pengun.
Hetimet, vellai i Prenges nuk dorezoi 60 kg kokaine
Ende vijojnë hetimet për të zbuluar motivin e rrëmbimit të tij.
Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com, se një nga vëllezërit e Prengës, ka dyshime se është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli. Të njëjta burime sqaruan se dyshimet janë se vëllai i tij nuk ka dorëzuar një sasi droge prej rreth 60 kg kokainë, çka mund të jetë bërë shkak për marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga në formë kërcënimi për dorëzimin e mallit. Nëse do hidhej në treg vlera e kësaj sasie droge, përllogaritet 5 milionë euro.
Vetë 49 vjeçari Jan Prenga nuk rezulton të jetë person me të kaluar kriminale, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm. Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar, e ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.
Altin Hajri i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.
Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.
Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar "Enigma", u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.
Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015. Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.
Teksa hetimet ndaj Altin Hajrit janë pushuar nga autoritetet italiane, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge vijon të jetë vëllai tjetër i tij Emiljano Hajri.
Sot policia arrestoi Leonard Hajrin dhe djalin e xhaxhait të dyshuar për pengmarrjen e jan Prengës më 17 janar në Kamëz, të cilin e morën peng duke e mbajtur në kompleksin e tyre në Shijak "Golden" ku ka dyshime të forta se mund ta kenë vrarë, edhe pse trupi ende nuk është gjetur.
Një kompleks super lukzos është ia në pronësi të vëllezërve Hajri, të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë 10 ditë më parë. Pikërisht në këtë kompleks dyshohet të jetë mbajtur peng dhe më tej të jetë vrarë 49-vjeçari. Ai është parë nga kamerat e sigurisë teksa nxirret me forcë nga një makinë dhe futet në ambientet e kompleksit "Golden" që është në pronësi të vëllezërve Hajri, njëri i arrestuar dhe tjetri, Altin Hajri i shpallur në kërkim.
Altin Hajri, i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Prengës, rezulton pronar edhe i “Alt Oil 2008” me seli në fshatin Xhafzotaj, kompani e krijuar në vtin 2008. Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit kompania e Altinit operon me seli në Durrës Xhafzotaj pranë Kompleksit “Golden”. Në vitin 2016 kompania ndryshon emër në "Kompleks "Golden". Pronari i vetëm dhe administrator ka qenë gjithmonë Altin Hajri. Në vitin 2017 kompania ka deklaruar vetëm 9 milion lekë të ardhura dhe 1 milion lekë fitim. Mbetet e dyshimtë se me çfarë lekësh është ndërtuar një kompleks i përmasave të tilla kur fitimi është shumë i vogël?!
Shqiptarja.com ju sjell një galeri fotosh nga ky kompleks që ndodhet në Shijak.
Burime të rezervuara nga policia thanë për Shqiptarja.com se ka dyshime të forta që Jan Prenga i marrë peng 10 ditë më parë në Kamëz të jetë vrarë. Kjo pasi, edhe për vëllezërit Leonard dhe Altin Hajri, dhe djalit të xhaxhait të tyre, janë ngritur akuzat "rrëmbim personi" dhe "vrasje me paramendim".
Jan Prenga dyshohet të jetë vrarë, kjo pasi në momentet e para të rrëmbimit të tij në Kamëz, është ushtruar dhunë me sende të forta dhe janë gjetur gjurmë gjaku. Por deri më tani policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të Jan Prengës, apo trupit të tij, nëse ai është vrarë. E vetmja gjë që dihet është se Jan Prenga është parë të nxirret nga një makinë dhe të futet me forcë në ambientet e kompleksit "Golden" në pronësi të vëllezërve Hajri, kjo e zbuluar nga kamerat e sigurisë.
Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Frocat RENEA për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz. Burime për Report TV bëjnë me dije se i arrestuari është Leonard Hajri. Ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij Altin Hajri. Të njëjtat burime konfirmojnë se i arrestuari i dytë është djali i xhaxhait të dy vëllezërve Hajri.
Të dy këto vëllezërit i arrestuari Leonard Hajri dhe Altin Hajri janë pronarë të kompleksit të eventeve 'Golden' në Shijak.
Ditën e stome RENEA organizuan një operacion blic në Shijak për kapjen e autorëve të kësaj pengmarrje. Ndërkohë mësohet se kanë qenë kamerat e sigurisë në kompleksin 'Golden' të vëllezërve Hajri që kanë fiksuar momentin e ku Jan Prenga mbahet peng.
Për sa i përket pengun Jan Prenga ende nuk dihet asnjë e dhënë se ku mund të jetë apo se çfarë ka ndodhur me të.
Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe tre pistoleta me të cilat mendohet se u kërcënua gjatë marrjes peng Jan Prenga.
Cdo gje do paguhet ne nje forme ose ne nje tjeter. Mendoj qe ai qe ka gjithe keto gjera ka kaluar Shume edhe eshte e veshtire ti marresh gje se eshte rrafinuar me cdo gje... Keshtu qe cdo gje mund te ndodhe nese I shkel aty ku sduhet! Nese ka korrektesi ne te berit gjerat nuk ndodhin keto lloj situatash! Le tja lejme organeve kompetente pjesen tjeter.
PërgjigjuTi ligji antimafia do jesh nje pabuks dhe kokre spiunit q ferkon barkun kur njerzit jan t varfer. Nuk t mer njeri peng kot po ri rehat
PërgjigjuNë kokë tënde herë tjetër, të djegshin dhe mos tu gjendt nam e nishan se e paske mendjen e mutit si plehrat e drogës dhe ti.
Uroj qe te te marrin peng ty ose ndonje familharin tend trafikant dhe t'ju zhdukin njelloj si kete te mjerin. Ju drogaxhinjte mos gjetshi kurre qetesi shpirterore dhe ju vrafte zoti aty ku ju dhemb me shume. Gezojini parate e droges ne varr ose dyerve te burgjeve more ndyresira njerez.
Nese do ishte sekuestruar pasuria e paligjshme e ketyre trafikanteve, nese nuk hiqej nga sekuestro kompleksi Gjoka, nese do sekuestroheshin pasurite e Avdylajve, Durim Kecit dhe banditeve te tjere te shijakut, shqiperia do ishte nje vend me i paster. Edhe Kajollit ne Fier ja kthyen pasurite e krimit qe i kishin bllokuar. Lul Berishes dhe Platent Dervishit nuk i kane sekuestruar asgje, po ashtu Ben Qimes dhe bosave te trafikut te Fierit asgje nuk i eshte sekuestruar. Po te marrim me rradhe gjithe shqiperia eshte e mbytur me pasuri kriminale. Nese ato nuk sekuestrohen atehere rrembimi, vrasja, trafiku do vazhdojne te jene perditshmeria e shqipetateve. Ky vend nuk behet me, eshte kthyer ne kolumbune dhe meksikrn e europes.
Përgjigju