Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Berisha thirrje SPAK-ut: Hetoni çdo tender të fituar nga Gjici deri në 100 milionë euro

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar lidhur me arrestimin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici nën akuzën e korrupsionit pasiv. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Berisha bëri thirrje që Prokuroria e Posaçme të hetojë çdo tender të fituar nga kompanitë e Gjici deri në 100 milionë euro duke thënë se ky i fundit ka një bashkëpunim të madh me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ai kërkoi që të hetohen takimet dhe komunikimet mes Taulant Ballës dhe Safet Gjicit. Ndërsa tha se ende nuk ka asnjë kandidat për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen për bashkinë e Kukësit.

“Unë nuk kam asnjë kandidat për bashkinë e Kukësit, sapo të shpallet do u njohim me kandidatin. Edi Rama në batakun e Gjicit. I bëj thirrje SKAP-it të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës. I bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre.

Të hetohet cdo tender të fituar nga Gjici në 100 milionë euro sepse lajmet gumëzhijnë, flitet shumë që këta qenkan të lidhur si mishi me thoin, Taulanti me Gjicin. Dikush thotë në bixhoz, dikush në afera të tjera. Këto nuk i di por di këtë që ftoj të bëhen hetime të plota që të kuptohet sesi ranë nga qielli 100 milionë euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Edi Ramës, Safet GJici”-tha Berisha.

Vendimin e Kolegjit Zgjedhor për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha e konsideroi si një vendim në kundërshtim me ligjin por u shpreh i bindur se opozita do të fitojë në zgjedhjet që do të mbahen në 22 korrik.

Më tej ai foli edhe për çështjen e McGonigal të cilën ai e konsideron si një aferë ku është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se gjyqi për McGonigal do të mbahet në tetor të këtij viti duke aluduar se do të thirret edhe vetë kryeministri Rama për të dhënë dëshmuar në SHBA.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 28/06/2023 06:18

    E ka nga përvoja me Sigurimin e Shtetit! Arrestoje një herë se provat i gjejmë më vonë....

    Përgjigju
  • Cubi: 27/06/2023 15:01

    A bertit more bertit kapeni hajdutin, s'ke faj. Kur do vij dita qe shqiperia te clirohet njeher e mir nga nje i pa fytyr si puna jote qe si ke len te 99 pa i ber. Ishalla fjala ime ne vesh te perendis e te perfundosh per lesh bubi. Ti i vdekur je por i pa varrosur,se njeri per ty spjerdh me, vetem se na can derrasat e smund te ndezim televizori se na del orar pa orar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje