Arrestimi i kreut të INUV pas
denoncimeve për ndërtimet pa leje

Arrestimi i kreut të INUV pas<br />denoncimeve për ndërtimet pa leje
TIRANE- Kreu i INUV të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha i ka kaluar edhe disa ditë në qeli, kjo në qershor të këtij viti. Në orët e vona datës 19 qershor 2014, Florenc Hoxha, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor pranë bashkisë së Tiranës u vu në pranga, pasi ishte kallëzuar penalisht. Kanë qënë efektivët e policisë së kryeqytetit ata që kanë bërë arrestimin e Hoxhës, pasi ndaj tij po atë ditë Gjykata e Tiranës kishte marrë vendimin për caktimin e masës “arrest në burg” në mungesë, masë kjo që është kërkuar nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria që prej vitit 2013 kishte hetuar ndaj Hoxhës, pasi ishin depozituar 5 kallëzime penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe korrupsionit.

Por pas veprimeve hetimore nuk është arritur të sigurohen prova për të vërtetuar veprimet korruptive të zyrtarit të bashkisë Florenc Hoxha, por është vërejtuer se në pesë raste ai ka shkelur ligjin urbanistik dhe rregulloren e ndërtimit të nxjerë nga vetë bashkia e Tiranës, duke mos vepruar në prishjen e katër objekteve dhe vepruar në një rast, që në fakt ka qënë në proces legalizimi. Më pas ishte Gjykata e Apelit që e kishte nxjerrë në liri kreun e INUV.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit