Operacioni i SHBA-së në Venezulë të shtunën e 3 janarit është një nga temat më të përfolura në mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm.
Diplomati Jorgji Kote përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se presidenti amerikan në këtë operacion ka zbatuar strategjinë e re të sigurisë kombëtare amerikane.
Ndër të tjera Kote shprehet se synimi i Trump është që Amerika të jetë fuqia më e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake në botë
“Trump veproi, filloi të zbatojë strategjinë e re të sigurisë kombëatare amerikane me qëllim që të realizojë sloganin. “Amerika e para dhe ta bëjmë Amerikën të Madhe”. Ai thotë nuk kemi luftë, vetëm kemi kapur një ‘kapo band’, sepse paraqet rrezik për sigurinë amerikane. Pra Amerika nuk tërhiqet nga lidershipi politik botëror, siç u mendua. Përkundrazi Trump e ka bërë të qartë se Amerika do të jetë fuqia më e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake në botë - dhe ky është vetëm fillimi thonë ekspertët”, tha Jorgji Kote.
Po ashtu ai theksoi se tani na mbetet të shohim se çfarë do ndodhë me Meksikën, Kolumbinë dhe Kubën, ku një ditë më parë vetë Trump paralajmëroi se mund të ndërmarrë një mision si ai në Venezuelë.
“Të shohim se çfarë do të ndodhi me Meksikën, Kolumbinë, Kubën që ai e ka halë në sy dhe ndoshta Trump mendon se është i pari president që mund ta përmbysi udhëheqjen komuniste kubaneze e deri te Groenlanda”, tha Kote teksa shtoi se Irani është gjithashtu i rrezikuar, por kjo do të varet edhe nga zhvillimi i brendshëm atje”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij Kote shtoi se Trump mbështetet në doktrinën e famshme transaksionaliste, që do të thotë se nëse një uji është në të mirë të Amerikës ajo do të bëhet pavarësisht se kush dëmtohet.
“Trump mbështetet në doktrinën e famshme transaksionaliste, pra nuk ka të bëjë më me vlera, por me ujdi. Një ujdi që është me interes për Amerikën për Trump ajo do të bëhet, nuk ka shumë rëndësi nëse dëmtohen të tjerët”, nënvizoi Kote.
Komente











