Arrestimi i Miss Bolivisë zbulon skandalin e rrjetit të trafikut të armëve! I dashuri i saj në krye të grupit

Arrestimi i Miss Bolivisë zbulon skandalin e rrjetit të trafikut të armëve! I dashuri i saj në krye të grupit

Modelja boliviane, Alondra Mercado Campos

Ish-Miss Bolivia Mundo 2020 dhe Miss Charm Bolivia 2023, Alondra Mercado Campos, 22 vjeç, e njohur si Alondra MC, është arrestuar dhe ndodhet në burgun e grave në Trinidad në Beni, Bolivi.

Ajo akuzohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve që drejtohej nga i dashuri i saj Andres Vasquez i cili tashmë është i arratisur.

Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi i saj u bë i mundur gjatë bastisjes së godinës ku ajo jetonte me të dashurin e saj dhe gjatë kontrolleve u gjet arsenal armësh, të tipit ‘pushkë’ dhe kallashnikovë. 

Me mbi 40 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ish-miss Bolivia shihej si një figurë magjepsëse dhe postonte vetëm mesazhe inspiruese por pas bastisjeve të policisë rezultoi krejt e kundërta dhe u zbulua se ajo ishte pjesë e trafikut të armëve në Bolivi. 

Modelja dhe i dashuri i saj Andres Vasquez

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Kryen parakalime të gabuara në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, gjobiten 18 shoferë (VIDEO)

Kryen parakalime të gabuara në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, gjobiten 18 shoferë (VIDEO)