Futbolli bëhet gjithnjë e më i dhunshëm në shkallët e stadiumeve.

Momente dramatike në fund të ndeshjes së futbollit bolivian midis The Strongest dhe Blooming.

Në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, pas fitores 3-2 të ekipit vendas, tifozët filluan të festonin duke hedhur fishekzjarrë në fushë.

Njëri prej tyre goditi sulmuesin e Strongest, Godoy. Lojtari, i cili u shtrua menjëherë në spital, pësoi djegie në këmbë.

Nga pamjet dallohet se fishekzjarri shenjëstron edhe një tjetër lojtar në fushë, por nuk u raportua për të lënduar. Fishekzjarret u lëshuan në mënyrë të pakontrolluar dhe me trajektore spirale të çuditshme, aq sa duket sikur ishin të telekomanduar.