Arrestimi i mjekëve në Shkodër, debat në 'Repolitix', Solis: Drejtësia show! Gazetari Kavaja: I prangosën në orarin e punës

Arrestimi i mjekëve në Shkodër, debat në 'Repolitix', Solis: Drejtësia show! Gazetari Kavaja: I prangosën në orarin e punës

Emisioni 'Repolitix' në Report Tv

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis e cilësoi të papranueshëm arrestimin e mjekëve në Shkodër. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Solis tha se drejtësia gjeti të kapë gjahun më të lehtë duke bërë shou, mjekët, të cilët sipas tij janë të pambrojtur. Ish-titullari i Ministrisë së Shëndetësisë tha se tenderat i bën ky dikaster dhe duhet të mbante përgjegjësi për ndalimin e mjekëve dhe akuzat në adresë të tyre. Gjithashtu, Solis e quan të tepruar edhe ndërhyrjen e policisë në ambientet e brendshme të spitalit ku edhe arrestoi mjekët.

U revoltova nga arrestimi i mjekëve. Dhe një sistem drejtësie që nuk funksionion ashtu siç është, është si rrjeta e merimangës, ngecin mizat, ujku dhe ariu e çajnë. Kanë kapur gjahun më të lehtë, që është doktori dhe bëjnë shou. Çdo qime trupi mu ngrit përpjetë nga ajo që pashë. Është një turpërim. kush ua paguan atyre familjeve atë lloj shqetësimi. Tenderat i bën Ministria. Policia nuk duhet të ndërhynte në spital. Është stok që e kontrollon dhe menaxhon Ministria e Shëndetësisë. 

Leonard Solis, ish-ministër i Shëndetësisë

Gjykata e Shkodrës rrëzoi akuzat e prokurorisë për shpërdorim detyre dhe liroi mjekët Luan Dragusha dhe Përparim Çela, infermierin Renato Kepi si dhe farmacisten Karmen Kaçulini. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja tha se situata në Spitalin e Shkodrës është e nderë, pasi që nga zhvillimet e fundit, janë dorëhequr tre mjekë. Sipas tij, edhe pse Gjykata i liroi mjekët e arrestuar, ata ende nuk janë kthyer në punë për shkak të burokracisë së Prokurorisë. Arrestimi i mjekëve në orarin e punës, tha Kavaja, është një absurditet, pasi i trajtuan si kriminelë.

Ndërsa gazetari Senad Nikshiqi tha se spitalet private kanë rol te arrestimet e mjekëve. Sipas tij, 512 operacionet e mjekut kardiolog Luan Dragusha të cilat në spitalin shtetëror bëhen falas, kanë shkaktuar zili te privatët te të cilët një operacion i tillë kushton deri në 2500 euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja: Mjekët e Shkodrës i arrestuan në orarin e punës si të ishin kriminelë

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja, i ftuar në emisionin "Repolitix" tha se prej burokracisë së Prokurorisë, mjekët e Shkodrës ende nuk janë kthyer në punë, edhe pse u lanë të lirë nga Gjykata. Sipas tij, situata në spitalin e Shkodrës, pas zhvillimeve të fundit, ka sjellë dorëheqjen e tre mjekëve.

Ende nuk janë rikthyer në punë pas ndalimit nga policia. Po zvarritet me burokraci shkresa nga Prokurorira për të dorëzuar në spitalin e Shkodrës. Mjekët janë të thyer përballë kësaj situate. Janë tre dorëheqje, të cilët nuk duan të jenë më pjesë e këtij spitali, prej kësaj klime që është krijuar.

Ergys Kavaja, gazetar i Report Tv

Gazetari Kavaja tha se mjekët u arrestuan nga policia në orarin e punës në Spitalin e Shkodrës, si të ishin kriminelë. 

Të arrestosh një mjek në orarin e punës, si të ishte krimineli më i madh në Shkodër, ishte pjesa më absurde. Ne krenohemi për kirurgët më të mirë në Shkodër, por vlerësimi ndaj këtyre mjekëve lë për të dëshiruar. Nuk është hera e parë që arrestohen mjekë. Dy vite më parë u arrestua mjeku Edi Smajli, i cili edhe këtë herë është në kërkim. 

Ergys Kavaja, gazetar i Report Tv

Ora 21:53
Mjekët e Shkodrës, gazetari Nikshiqi: Kardiologu Luan Dragusha ka bërë 512 operacione, privatët rol te arrestimet

Gazetari Senad Nikshiqi tha në "Repolitix" në Report Tv se, 512 operacionet që ka bërë mjeku kardiolog, Luan Dragusha në Spitalin e Shkodrës, ka sjellë zilinë e privatëve, të cilët nuk duan operacione falas, por që pacientët të shkojnë drejt tyre. Arrestimin e mjekëve të këtij spitali, Nikshiqi e lidh pikërisht me ndikimin e spitaleve private. Sipas tij, në shtet një operacion në zemër për koronare nuk paguhen para, ndërsa te privatët shuma arrin deri në 2500 euro për një ndërhyrje. 

Një vajzë e cila akuzohej se kishte qenë në komision, rezulton se në 2016-ën ajo nuk ka qenë fare në atë komision të tenderave. Pa asnjë lloj baze nga prokuroria. Ka ardhur doktor Luani, ishte një risi hemodinamika në spitalin e SHkodrës. Në 2016 erdhën 400 stenda. Ministria bën tenderat, spitali i merr në gjendje. Në fund të 2017 nuk ka pasur një kërkesë për stenda nga Spitali i Shkodrës për 2018-ën, sepse i ka pasur në stok. Nuk ka asnjë loj abuzimi. Edhe sikur spitali të lajthisë dhe të bëjë një kërkesë jashtë çdo lloj logjike, atëherë Ministria për çfarë është? Të thotë e dimë që kemi sjellë më shumë dhe është në stok. Në spitalin e Shkodrës nuk paguhen para për të bërë ndërhyrje koronare. Janë bërë 512 ndërhyrje për dy vite. Një spital privat një koronare e ka 900 euro, nëse vendosen edhe stenda shkon nga 2000 deri në 2500 euro. I shumëzoni këto me 519 ndërhyrje që ka bërë doktor Luan Dragusha dhe shihni shumën. Besoj se këto vijnë që të mos bëhen ndërhyrje falas në spitalin shtetërore. Përsa kohë që akuzohet një person që s'ka kurrë në komision.

Senad Nikshiqi, gazetar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja