Arrestimi i Myftarajt si
paralajmërim kundër dhunës

Arrestimi i Kastriot Myftarajt kryer nga policia anti-terrorizëm e Tiranës për një artikull të shkruar në Facebook me të cilin bën thirrje për të vrarë ambasadoren europiane Romana Vlahutin, duket një ndryshim taktike në krahasim me tolerancën e ruajtur deri tani nga policia.

Prej vitesh Myftaraj publikon artikuj delirantë përmes të cilëve pa treguar asnjë provë hedh baltë për këdo i qëllon të godasë. Por këtë herë deliri i tij e ka përcjellë për herë të parë në burg.

Policia ka zbatuar nenin 223 të Kodit Penal, që parashikon një dënim deri në 3 vite burg. Nuk duket një rastësi që ky arrestim të jetë kryer vetëm pak ditë nga protesta e 13 majit e thirrur nga opozita dhe në mesin e një fushate politike të drejtuar nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha në të cilën kufiri mes deklaratave politike dhe kërcënimit të rendit kushtetues shpesh është tejkaluar, sidomos, kur duke premtuar akte "rezistence civile paqësore dhe demokratike", opozita paralajmëron se dëshiron të bllokojë procesin zgjedhor, i cili është i garantuar nga rendi kostitucional.

Neni 223 i Kodit Penal i zbatuar për herë të parë me arrestimin e Kastriot Myftarit thotë: Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet".
 
Duke konsideruar se cfarë mund të ndodhte me 7 maj në Kavajë, çfarë mund të ndodhë me 13 maj në Tiranë dhe çfarë kërcënohet për 18 qershorin në gjithë vendin, arrestimi i Myftarit duket një mesazh shumë më i gjerë drejtuar liderëve të opozitës dhe kujtdo që nga sot e tutje vendos të bëjë thirrje publike për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit dhe Kushtetutës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen