Arrestimi i Pecorellit, Policia shqiptare jep njoftimin zyrtar: Hetimet e prokurorisë zbuluan të vërtetën

Arrestimi i Pecorellit, Policia shqiptare jep njoftimin zyrtar: Hetimet e prokurorisë zbuluan të vërtetën

Davide Pecorelli

Policia shqiptare ka bërë njoftimin mbi arrestimin nga ana e policsë shqiptare të 47-vjeçarit italian, Davide Pecorelli.

“Finalizohet nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, operacioni policor i koduar “Perugia”. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie nga Gjykata e Pukës, për një sërë veprash penale. Në vijim të bashkëpunimit policor me partnerët italianë, me qëllim lokalizimin dhe  kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbrëmjen e sotme, në Perugia, Itali, Policia italiane, në bazë të kërkesave të autoriteteve policore dhe të drejtësisë shqiptare, falë shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve,  finalizoi  operacionin policor të koduar “Perugia”, në kuadër të të cilit kapi dhe vuri në pranga shtetasin italian D. P., 47 vjeç. 47-vjeçari ishte  i shpallur në kërkim  ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi", "Dhunimi i varreve", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".  Ky shtetas, në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit.  Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera  nga strukturat  hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit D. P., në një ishull. Arrestimi i 47-vjeçarit, nga Policia italiane  mbrëmjen e sotme në Perugia, u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.


Lajmi kryesor:

Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij, Italia arreston Davide Pecorellin! Do të ekstradohet në Shqipëri, mbi të rëndojnë 5 akuza


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?