Arrestimi i policeve, KFOR:
Hetimet kryeni vetë

Arrestimi i policeve, KFOR: <br />Hetimet kryeni vetë
"Hetimi dhe sqarimi i këtij incidenti më shumë është çështje e autoriteteve të Kosovës dhe misionit të EULEX’it, tha Dan Harway, shef i zyrës për media në KFOR. 

Ai shton se hetimi nuk është çështje e KFOR’it. "Pse nuk e pyesni ministrin tuaj i cili e ka thënë këtë”, thotë Harway duke aluduar në deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin.

Sipas tij, KFOR’i nuk ka thënë asnjëherë se do të hetojë këtë çështje, ngase ata besojnë s kjo është përgjegjësi e EULEX’it dhe vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Ju duhet ta sqaroni këtë me ministrin tuaj të Punëve të Brendshme dhe EULEX’in”, thotë Harway i cili vë në dyshim edhe diçka tjetër.

Rastin e arrestimit të policëve kosovarë nga xhandarmëria serbe, të cilin Ministri Bajram Rexhepi e cilësoi si kidnapim, del se KFOR’i e shikon nga një kënd tjetër.

“Në lidhje me kidnapimin, ne e shikojmë nga një perspektivë tjetër”, thotë zyrtari i KFOR-it në Prishtinë, i cili megjithatë sqaron se tash për tash është herët të flitet për detajet. 

Poashtu, në një intervistë televizive, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, njeherësh deputeti Behar Selimi dha detaje nga raporti i hetuesisë ku thotë "Nje grupacion i armatosur i forcave të Serbisë, kanë qenë prezent ne thellesi prej 200 metrash brenda në territorin e Kosovës" 

"Arrestimi dhe më pas lirimi i dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia, është sulmi i radhës i planifikuar nga Serbia dhe i komanduar nga zv/kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq", shtoi Selimi.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit