TIRANË - Kreu i qeverisë, Edi Rama ka përshëndetur aksionin e du ditëve më parë të Policisë së Shtetit, e cila ka vënë në pranga Redjan Rrajën, kushëririn e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, lidhur me atentatin e ndodhur ditën e premten kur mbetën të plagosur, prokurori i Durrësit, Ardjan Ndoja, Landi Muharremi, i njohur si i “forti” i Sukthit, si dhe Andi Maloku.
Rama shkruan se policia ka bërë punë të shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit, ndërsa shton se brenda muajit do të jetë gati ligji Special kundër personave të kriminalizuar brenda dhe jashtë vendit.
Po ashtu, kreu i qeverisë shkruan se do të ketë reagim të fortë kundër gjykatësve e prokurorëve të inkrimuar, siç i ka cilësuar organizatë “kap ç’të kapësh” (KÇK).
“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së.
Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë””, -shkruan Rama në një postim në Twitter.
Një ndër prokurorët të akuzuar nga kryeministri Rama si pjesë e organizatës të quajtur “KÇK”, ishte edhe prokurori Ndoja, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen që ndodhi tek mbikalimi i Shkozetit.
Akuzat e Ramës ndaj Prokurorit Ndoja erdhën pasi ky i fundit hetoi dhe çoi në burg, Drejtorin e Hipotekës së Durrësit.
Komente


Populli shqiptar nuk e kupton qe pa u larguar nga skena politike,,10 personat qe drejtojne partite ne shqiperi ,,ose te eleminohen ,,te vriten,,nuk ka shpetim ne shqiperi sepse jane keta qe i marrin llokmat me te medha per vete dhe bandat e tyre,,,,thone qe nano merr perqidje nga koncesioni aeroportit dhe.bankersit,,,prandaj vuN shqiperia sepse ka patur keta qen barkthare ne krye...
PërgjigjuUne jam nje qytetar i thjeshte dhe kerkoj nga Kryeministri te me pergjigjet po kriminelet qe vegjetojne akoma ne politike e vazhdojne te bejne moral kur do denohen,jane me shumice kane hapur dhe qytetarin dixhital,Sali Berisha,Ilir Meta,Lulzim Basha duhet te denohen nga drejtesia e jo te bejne moral se eshte nje gje tejet e shpifur.
PërgjigjuO VLLA PO DO TI KAPESH KETA THJESHT NDIQ PARANE: I KAP QE TE MAKINAT LUIKSOZE, LISTOJ TE GJITHE PRONARET E MAKINAVE LUKSOZE DHE KERKOI TE JUSTIFIKOJNE PASURINE. KUSH SE JUSTIFIKON HETIM TE THELLE PASURIVE TE TIJ. BANDAT SHQIPTARE PO BEJNE NAMIN NE SPANJE HOLANDE BELGJIKE. JANE MILIARDA DOLLARE QE GRUPET E KOKAINES SJELLIN DHE REINVESTOJNE NE SHQIPERI.
PërgjigjuBravo nese vazhdoni keshtu por nje pyetje kam Salen Liken dhe shum politikan te djatht e te majt do futen ndonjeher ne burg ara?
PërgjigjuSe fut dot babe salen dhe vella liken ky
Uje te zi po i nxjerr o rame, i nxive nuk po dine ca te bejne nga tmerri e frika qe kane se mos i ben Kryetar Bashkie, deputet, ministra etj etj.
PërgjigjuKtu ka plas m...sheshit,ky thote uje te zi.Hajt mos u merzisni se vitin e ri e ha ne shtepi ky mer mungese provash.
Eshe qofte ke daja o Mazllem
Nje bravo e madhe per Policine e Shtetit,ne kohe rekord ta zbulojne kete kriminel,krimi nuk ka ngjyre mjafton ta luftosh ate,perpara Z.Rama qente le te lehin.
Përgjigju