Arrestimi i Sami Demës nga SPAK, reagon Dhoma e Avokatisë Lezhë: Show, po cenohet integriteti i figurës tonë

Arrestimi i Sami Demës nga SPAK, reagon Dhoma e Avokatisë Lezhë: Show, po cenohet integriteti i  figurës tonë

Avokati Sami Dema

Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë reagon në lidhje me arrestimit një ditë më parë të kreut të kësaj dhome, Sami Dema. Nënkryetarja e Dhomës së Avokatisë Lezhë, Shaqe Marinaj shprehet se arrestimi i avokatit Sami Dema është show dhe cenon profesionin dhe integriteti  e figurës së avokatit. Sipas saj SPAK me arrestimin e Demës ka shkelur parimet e drejtësisë dhe barazinë para ligjit, pasi procedurat e ndjekura nuk janë kryer në rregull.

"Arrestimi i kryetarit të Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë, që përfaqëson tre rrethe është show dhe cenim i profesionit të Avokatit në Republikën e Shqipërisë. Drejtësia e Re u betua se do të ngrihej mbi parimet e deklaratës universale për të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit. Por SPAK vërtetoj tërësisht të kundërtën, duke shkelur me të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia. Përse masa e sigurimit personal "Arrest në burg" në mungesë? Pse nuk janë ezauruar procedurat për njoftimin e të akuzuarit dhe të njoftohej të marrë pjesë në seancën e vlerësimit të arrestimit? Që të kuptohet nëse ka vepër penale, absolutisht duhet të marrë dënimin përkatës sipas ligjit, por në asnjë mënyrë nuk pajtohem me show të drejtësisë dhe me nëpërkëmbjen e një profesioni kaq fisnik, siç është ai i avokatit", shkruan Shaqe Marinaj.

Në deklaratën e Dhomës së Avokatisë Lezhë, bëhet thirrje për protestë për të vënë në vendin e duhur figurën e profesionit të avokatit, që u cenuar sipas saj me mënyrën e arrestimit të Sami Demës.

"Me këtë rast të paprecedent i bëj thirrje të gjithë kolegeve të protestojmë, në krah të respektimit të ligjit, e të respektimit të të drejtave të njeriut si dhe vënien në vendin e duhur të drejtat dhe figurën e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë", ka thënë Shaqe Marinaj.

Sami Dema u arrestua mbrëmjen e djeshme nga SPAK, pasi akuzohet se kundrejt marrjes së parave ndikonte tek gjyqtarët apo prokuroret për të lehtësuar masat e dënimit për të pandehurit. Dema akuzohet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për t'ia dhënë prokurorëve dhe gjyqtarëve. Hetimi për avokatin Sami Dema daton prej 2019 dhe prej më shumë se 2 muaj ishte i fshehur, ku ishte dhënë një urdhër nga prokurori Ended Nakuçi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje